LAJMI I FUNDIT:

Baba!

Baba!

Nga: Daut Dauti

Grekët e lashtë kanë përdorë tre emra për prindin mashkull apo babanë: ‘Pater’, ‘Papa’ dhe ‘Tata’.

Edhe pse kanë ekzistuar tri emërtime, në greqishten e sotme babait i thonë ‘Baba’ që është fjalë e huazuar nga turqishtja. Fjala ‘Tata’ sot përdoret te sllavët, së paku nga ata të ish Jugosllavisë, kurse ‘Papa’ është adoptuar nga frankofonët. Por, ‘Pater’ është fjalë që në greqisht dhe latinisht ka ardhur nga sanskritishtja.

Fjala ‘Efendi’ që d.m.th. ‘Zotëri’ është fjalë turke, por ka origjinë greke që është përdorur si titull aristokrat në Perandorinë Bizantine.

Është interesant se si lëvizin fjalët nga një popull në tjetrin, kurse disa më nuk përdoren në mesin e origjinës dhe kanë ‘migruar’ diku tjetër. /Telegrafi/