LAJMI I FUNDIT:

Azeski: Nëse nuk i rregullojmë situatat në jurisprudencë, biznesi do ta nxjerrë kapitalin jashtë

Azeski: Nëse nuk i rregullojmë situatat në jurisprudencë, biznesi do ta nxjerrë kapitalin jashtë

“Nëse nuk i rregullojmë situatat në jurisprudencën dhe nëse përfundimisht nuk mbisundon e drejta, biznesi do të nxjerrë kapitalin jashtë, do të regjistrojë kompani në Preshevë, Sandanski, Selanik… Administrata duhet doemos të marrë një figurë të re. Kjo është kancer që do të shkatërrojë organizmin tonë dhe vetë neve. NATO-ja dhe BE-ja po, por na duhen tregje të reja, na duhen institucione të forta, e jo individë. Drejt kujt të orientohemi? Drejt ndërtimit të infrastrukturës moderne, drejtë zhvillimit të xehetarisë dhe lëndëve të para minerale (por, jo dhënie të koncesioneve për kompani të huaja), drejt transformimit të lon-prodhimtarisë dhe, gjithsesi, drejt krijimit të vlerës së shtuar në bujqësi”.

Këto janë vetëm disa nga mendimet dhe porositë e njeriut të parë të shoqërisë më të vjetër të odave në vend. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, në intervistën për AIM bën të ditur se tri dekada jetojmë dhe punojmë në ngërç, por edhe se çdo krizë duhet shikuar pozitivisht, të mësohet diçka prej saj, veçanërisht si të mos përsëriten gabimet.


Azeski vlerëson se në 30 vitet e kaluara nuk është arritur të krijohet shtet bashkëkohor, e me siguri as shtet të rëndomtë, duke shtuar se njëri prej dështimeve më të rënda dhe më të mëdha është arsimi.

Konsideron edhe se mjetet buxhetore nuk përdoren në mënyrë racionale, ekonomike. Në këtë kontekst pyet, “pse është investuar shuma serioze prej 70 milionë eurove në një stadium në të cilin janë zhvilluar vetëm dy ndeshje”.

Azeski në intervistë përqendrohet edhe në zgjedhjet, fushatën greke „Macedonia the Great“, masat qeveritare për mbështetjen e biznesit dhe pagën minimale, marrëdhëniet e tregjeve me Rusinë… Veçanërisht e thekson nevojën e përgjegjësisë dhe sundimit të së drejtës. Nënvizon se nëse dikush ka kryer vepër penale, duhet të përgjigjet, e jo të shfrytëzoj mantelin e politikës ose institucionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori