LAJMI I FUNDIT:

Azerbajxhani nis operacionin kundër Nagorno-Karabakut, raportohen sirena të sulmeve ajrore

Azerbajxhani nis operacionin kundër Nagorno-Karabakut, raportohen sirena të sulmeve ajrore

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit thotë se ka filluar operacionet “anti-terroriste” në rajonin e saj të shkëputur të Nagorno-Karabakut, nën kontrollin armen.

Tensionet kanë qenë të larta për muaj të tërë rreth enklavës etnike armene, e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Njëmbëdhjetë policë dhe civilë të Azerbajxhanit janë raportuar të vrarë në një shpërthim mine dhe një incident tjetër.

Ndërkohë sirenat e sulmit ajror janë raportuar në qytetin kryesor të Karabakut.

Ndërsa zyrtarët e mbrojtjes në rajonin e shkëputur thanë se ushtria e Azerbajxhanit kishte “shkelur armëpushimin përgjatë gjithë linjës së kontaktit me sulmet me raketa-artileri”.

Përfaqësues të tjerë të Karabakut folën në mediat armene për një “ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë”.

Dy fqinjët, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë hyrë në luftë dy herë për Nagorno-Karabakun, së pari në fillim të viteve 1990 pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe përsëri në vitin 2020. /Telegrafi/