Kryetari i Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti, për pagesën e polisave kufitare për bashkatdhetarët do ta rëndojë edhe më shumë gjendjen e punëtorëve në sektorin privat.
Ai ka thënë se është e papranueshme që punëtorëve me pagë minimale prej 170 eurosh t’u merren para për t’i paguar polisat e sigurimeve për bashkatdhetarët, të cilët kanë standard më të lartë të jetesës.
Azemi ka thënë se ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek punonjësit të cilët paguhen me pagë minimale prej 170 eurosh.
“Çdo vendim i Qeverisë së Kosovës i cili shkon në favor të çdo kategori, qoftë të njerëzve që jetojnë në Kosovë, por edhe bashkatdhetarëve ne na gëzon, por megjithëkëtë me vendimin që e ka bërë Qeveria e Kosovës, jemi shumë të irrituar, pasi nëse e bëjmë një krahasim me standardin jetësor të punëtorëve tonë të cilët për atë taksë duhet me paguajnë nga paga e tyre minimale prej 170 eurosh e që i bie se duhet të financohen njerëzit e kategorisë së pasur nga pagat e të varfërve”, ka thënë Azemi për Epoka e Re.
Sipas tij, me anë të këtij vendimi qeveria ka vendosur që nga të varfrit t’i paguajë të pasurit.
Ai ka potencuar se në vend të këtij vendimi kjo qeveri do të duhej ta rriste pagën minimale dhe të krijonte kushte për punonjësit e sektorit privat, siç ishte premtuar.
“Po ta rriste pagën minimale siç ka premtuar kryeministri i Kovës dhe të krijonte kushte për punëtorët e sektorit privat siç thoshte se “do ta mbikëqyrim zbatimin e Ligjit të punës dhe marrëveshjet kolektive, atëherë do të ishte më ndryshme, megjithëkëtë jemi të indinjuar karshi këtij vendimi e që për premtimet që na janë dhënë ne, nuk po lëvizet fare. Për ne ky vendim është i paarsyeshëm, sikur kjo të shkonte paralel me krijimin e kushteve për punonjësit e sektorit privat, atëherë t’i gëzoheshim këtij vendimi. Pra, me këtë vendim po merren paratë nga fukaraja për t’i ndihmuar të pasuritë. Ne po flasim vetëm nga aspekti jonë të ndash mjete nga paga jonë prej 170 euro për njerëzit që marrin mijëra euro, për ne është vendim i paarsyeshëm që ka shkakut pakënaqësi sidomos tek punëtorët që marrin pagën minimale”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre