LAJMI I FUNDIT:

Axha i gazetares së ndjerë: Ardita zgjodhi jetën e së bijës, për të përmbushur misionin e saj si nënë

Axha i gazetares së ndjerë: Ardita zgjodhi jetën e së bijës, për të përmbushur misionin e saj si nënë

Sot në ambientet e RTK-së është mbajtur mbledhje komemorative për gazetaren, Ardita Sylejmani-Bllaca, e cila ndërroi jetë gjatë procesit të lindjes në një spital të Budapestit në Hungari.

Ardita ishte shembull i gazetarisë së mirëfilltë dhe për një dekadë dha kontributin e saj të çmuar në Dhomën e Lajmeve të RTK-së.

Në fjalën e rastit, Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, i shprehu edhe një herë ngushëllime familjeve Sylejmani dhe Bllaca, si dhe të gjithë kolegëve e miqve të Arditës.

”Këto ditë të vështira dhe të papërballueshme për të gjithë, ne, i bashkohemi dhimbjes suaj. Lutemi që këtë dhimbje bashkërisht ta kthejmë në qëndresë, forcë dhe krenari për jetën dhe veprën e Arditës. Ajo ishte dhe do të mbetet shembull për të mos u harruar kurrë. Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës, andaj humbja e saj është humbje e madhe për ne dhe për gjithë gazetarinë kosovare. Përkushtimi në punë për secilën detyrë që iu ka besuar si dhe dashuria për profesionin bëjnë që Ardita të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve. Le të prehet e qetë në amshim, derisa kujtimi për të qoftë i përjetshëm”, ka theksuar Kastrati.

Ndërkohë në emër të familjes një fjalë rasti e mbajti axha i Arditës, Fehmi Sylejmani.

“Ardita iku nga kjo botë në një betejë të vështirë për ta shpëtuar Gretën gjatë një lindje të vështirë e të komplikuar. Në këtë betejë të pamundur ku nuk mund të fitonin të dyjat, Ardita zgjodhi jetën e Gretës, për të përmbushur misionin e saj si një nënë, e cila sakrifikoi veten për beben e saj. Me siguri tani Ardita është e lumtur që Nartit dhe Lizës ua bashkoi edhe engjëllin e tretë, Gretën dhe ata i la në duart e bashkëshortit dhe gjithë familjes së saj. Është e vështirë për mua të përmbahem në një moment si ky që kurrë nuk kisha dashur, e për Arditën më së paku. Ardita ishte gëzimi i parë në familjen tonë, ishte gjithmonë e hareshme, e afërt, e këndshme dhe mbi të gjitha shumë e dashur. Do të na mungojë shumë sot e tutje, mirëpo përkushtimi dhe korrektësia e saj neve na bën shumë krenar. Lamtumirë Arditë, engjëlli ynë”, ka thënë axha i Arditës, i cili në emër të familjes falënderoi të gjithë që po e ndajnë këtë dhimbje të madhe me ta dhe po u japin kruajë për ta përballuar sa më lehtë këtë dhimbje.

Ndërkohë në emër të kolegëve dhe miqve foli Leonora Bërbatovci. Ajo theksoi se është e vështirë të përmbahen lotët sot kur Ardita nuk është në mesin tonë.

Në emër të komunitetit të gazetarëve foli edhe kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli-Pustina, e cila theksoi se Ardita na ka lënë vetëm kujtime të mira.

“Ardita ka qenë e përkushtuar dhe e denjë për profesionin si dhe e nderuar nga të gjithë. Ajo ka qenë e pa kompromis për të ardhmen e vendit dhe e pa kompromis për një të ardhme më të mirë për fëmijët, të cilët aq shumë i deshi”, ka thënë Begolli-Pustina.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 16:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë. /rtk/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori