LAJMI I FUNDIT:

AVONET: Vetëvendosje “shtrin dorën” për ndihmë financiare nga bashkatdhetarët (Dokument)

AVONET: Vetëvendosje “shtrin dorën” për ndihmë financiare nga bashkatdhetarët (Dokument)

Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET, ka reaguar ndaj një veprimi të Lëvizjes Vetëvendosje, ku thuhet se kjo organizatë politike po kërkon para nga bashkatdhetarët tanë.

AVONET, përmes një kumtese, thotë se kësaj OJQ-je i është drejtuar një bashkatdhetar i cili jeton në Suedi, me këtë rast ai ka shfaqur pakënaqësi rreth një E-maili që i është drejtuar nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, duke vlerësuar si shqetësuese dhe formë presioni ndaj tij kërkesën për mjete financiare për realizimin e agjendave partiake.


“Me këtë rast ky bashkëatdhetar i yni ka kërkuar nga ana e AVONET-it të reagoj duke na përcjellur në adresën tonë elektronike përmbajtjen e E-mailit, e cila i është drejtuar bashkatdhetarëve tanë të cilët jetojnë e veprojnë në Suedi”.

“Ai ka shprehur shqetësimin e tij ndaj një kërkese të tillë me arsyetimin se në Suedi është e ndaluar mënyra e grumbullimit të mjeteve financiare në këtë mënyrë se si na janë drejtuar Lëvizja Vetëvendosje”, thuhet në njoftim.

“Ne si AVONET shprehim, shqetësimin dhe indinjatën tonë ndaj një kërkese të tillë e cila nuk është se po ndodh për herë të parë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që kërkesa të tilla për mbështetje financiare në adresë të qytetarëve ka pasur edhe më herët pikërisht nga i njëjti subjekt politik”.

“Tashmë Vetëvendosje, po njihet për këto mënyra financimi, derisa vazhdimisht thirret në atë se nuk pranon fonde nga mënyra të tjera financimi, siç thotë se bëjnë partitë e tjera, andaj për çfarë ju duhen ato para, për aktivitet politike apo ndonjë aktivitet tjetër? Siç dihet partitë parlamentare e kanë të ndarë buxhetin financiar nga buxheti i Republikës së Kosovës, e që marrin nga KQZ-ja”.

“Ne vlerësojmë se asnjë subjekt, politik përfshirë këtu edhe Vetëvendosjen nuk duhet të adresojnë kërkesa të tilla ndaj qytetarëve, për interesa dhe qëllime të ngushta partiake apo politike, dhe assesi të mos përdorin arsyetime të tilla, pasi që mënyra e financimit nuk duhet të jetë barrë e qytetarëve por përgjegjësi e vetë politikës, dhe të mos përdoren edhe njëherë strategji dhe arsyetime të tilla politike”, thuhet në reagimin e AVONET./Telegrafi/

Më poshtë kjo OJQ publikon përmbajtjen e E-mailit të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar bashkatdhetarëve tanë:

thirrja e vv
thirrjavv2
thirrja vv3

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori