LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Trumpit, Giuliani po përballet me një proces gjyqësor prej më shumë se një miliard dollarësh

Avokati i Trumpit, Giuliani po përballet me një proces gjyqësor prej më shumë se një miliard dollarësh

Një kompani amerikane që prodhon dhe mirëmban sisteme elektronike të votimit ka ngritur një proces gjyqësor prej 1.3 miliardë dollarësh kundër avokatit të ish-presidentit, Donald Trump, Rudy Giuliani, duke e akuzuar atë për shpifje duke përhapur thashetheme për mashtrim masiv në zgjedhjet presidenciale.

Sipas dokumenteve të gjykatës të lëshuara sot, Dominion Voting Systems Inc. nga Denver më parë kishte paditur avokatin e fushatës së Trumpit, Sidney Powell, gjithashtu për përhapjen e teorive të konspiracionit në lidhje me zgjedhjet në të cilat Trumpi humbi kundër Joe Bidenit, raporton cnn.


Punonjësi i Dominion, Eric Coomer ngriti të njëjtën padi kundër gjithë fushatës së Trumpit, duke pretenduar se duhej të fshihej për shkak të kërcënimeve me vdekje që i ishin bërë nga mbështetësit e Trumpit.

Giuliani dhe avokati i tij, Robert Costello nuk kanë komentuar ende asgjë. Giuliani deri më tani ka qëndruar fort pas pretendimeve zgjedhore. Në një emision në radio javën e kaluar, ai tha se po sulmohej për “ushtrimin e të drejtës sime për lirinë e fjalës dhe mbrojtjen e klientit tim”.

Trumpi dhe aleatët sfiduan rezultatet e zgjedhjeve për dy muaj dhe pretenduan pa asnjë provë se ishte një mashtrim masiv, para se ndjekësit e tij të hynin në ndërtesën e Kongresit në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori