LAJMI I FUNDIT:

Avokati tregon se për çka Serbia po e akuzon Nehat Thaçin

Avokati tregon se për çka Serbia po e akuzon Nehat Thaçin

Avokati i komandantit të Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Nehat Thaçi, i arrestuar më 29 shtator, ka thënë se klienti i tij dyshohet për dëbimin e një familjeje serbe nga Lipjani.

“Dyshohet se Nehat Thaçi ka hyrë në shtëpinë e tyre dhe i ka kërcënuar me bombë”, tha ai.


Avokati Sead Spahoviq i ka thënë BIRN-it se Gjykata e Lartë e Nishit e ka refuzuar të martën ankesën e tij ndaj paraburgimit të klientit të tij Nehat Thaçi, komandantit të Policisë të Rajonit të Mitrovicës Jugore, i arrestuar nga Policia serbe në pikën kufitare Dheu i Bardhë në orët e hershme të 29 shtatorit.

Sipas avokatit, Thaçi ende nuk është marrë në pyetje nga prokuroria serbe.

“Ai dyshohet për dëbimin e një familjeje serbe nga Lipjani më 1 korrik 1999 nga Kosova”, ka thënë avokati Spahoviq.

“Dyshohet se Nehat Thaçi ka hyrë në shtëpinë e tyre dhe i ka kërcënuar me bombë”, ka theksuar po ashtu avokati Sead Spahoviq.

Komisioni për Punë të Brendshme diskuton për arrestimin e Nehat Thaçit
Lexo po ashtu Komisioni për Punë të Brendshme diskuton për arrestimin e Nehat Thaçit

Nehat Thaçi ishte arrestuar në orët e para të 29 shtatorit.

Sipas një komunikate të lëshuar atë ditë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, Thaçi është arrestuar në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Nish për shkak të veprës penale të terrorizmit.

Komunikata nuk tregonte se kur ka ndodhur vepra e dyshuar e kryer nga oficeri i Policisë së Kosovës.

Protestë në Mitrovicë kundër arrestimit të Nehat Thaçit
Lexo po ashtu Protestë në Mitrovicë kundër arrestimit të Nehat Thaçit

Sipas komunikatës së MPB-së serbe thuhej vetëm se “me vendim të Gjykatës së Lartë në Nish të vitit 2010, N.Th. është dërguar në njësinë e paraburgimit”.

Nehat Thaçi është arrestuar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në orët e para të 29 shtatorit.

Gjykata e Nishit kishte njoftuar se Thaçi ishte dërguar në Beograd për t’u marrë në pyetje në pyetje nga prokuroria speciale për krimin e organizuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori