LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Thaçit, Hooper nuk pajtohet me Prokurorinë që gjykimi të nis në verën e 2021-tës

Avokati i Thaçit, Hooper nuk pajtohet me Prokurorinë që gjykimi të nis në verën e 2021-tës

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper ka kërkuar nga Gjykata Speciale që gjykimi i palëve nuk duhet të filloj në verën e vitit 2021.

Hooper tha se Prokuroria hetimin e ka filluar para pesë vitesh në kohën kur nuk ka pas pandemi, ndërsa sot siç tha ai është kohë pandemie dhe i duhet 18 muaj kohë mbrojtjes për përgatitje.


Ai tha se është absurde që gjykimi të filloj në qershor të vitit të ardhshëm, duke shtuar se nuk është vetëm mendim i tij por edhe më kolegët tjerë të mbrojtjes, përcjell Telegrafi.

“Në lidhje me çështjen që po trajtojmë dhe me komentin e  fundit, ‘se nuk do të jetë një befasi’, të gjithë nuk kemi filluar me trajtimin e çështjes në kohën kur ka filluar prokuroria. Prokuroria ka kryer hetime të gjata mbi pesë vjet dhe ka pas në dispozicion materiale që janë vënë në dispozicion nga hetimet tjera. Prokuroria i ka kryer hetimet tjera para fillimit të COVID-19. Duhet të merret parasysh që jemi në kohë COVID dhe na duhet 18 muaj për të filluar të mendojmë për fillimin e gjykimit. Absolutisht absurd fillimi i gjykimit në shtator, ndoshta një vit më pas e jo vitin e ardhshëm. Këto vlerësime të afërta janë diskutuar dhe me kolegët e tjerë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu theksoi se edhe redaktimet e aktakuzës nuk janë në formatin adekuat, sipas tij materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen.

“Kur ke përpara një aktakuzë që është e redaktuar në një fjali ku nuk jepet dita dhe data, kjo nuk është një format adekuat, redaktimi duhet të jetë në një shkallë më të vogël dhe materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”, ka thënë ndër të Hooper. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori