LAJMI I FUNDIT:

Avokati i popullit publikon raportin me shkeljet që janë bërë në rastin e vrasjeve dhe vetëvrasjes në Dardani, kërkon nga Qeveria të kompensohen familjarët e viktimave

Avokati i popullit publikon raportin me shkeljet që janë bërë në rastin e vrasjeve dhe vetëvrasjes në Dardani, kërkon nga Qeveria të kompensohen familjarët e viktimave

Avokati i Popullit, ka publikuar raportin i cili ka të bëjë me përgjigjet efektive në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje në Kosovë.

Sipas Avokatit të Popullit, qëllimi i këtij raporti është që të kërkohet vëmendja e autoriteteve përgjegjëse, përkitazi me detyrimet pozitive të shtetit për të drejtën për jetë.


“Viktimat e dhunës në familje vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme, sidomos nga mosfunksionimi i autoriteteve të krijuara enkas për parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese, e cila në shumë raste po përfundon me fatalitet. Këto sfida janë të ndërlidhura edhe me barriera të ndryshme, me neglizhencë të autoriteteve, me paragjykimet dhe stereotipat, me pabarazinë gjinore, si dhe me prezencën e stigmës e të diskriminimit në institucionet e ndryshme”, thuhet në raport.

Po ashtu ky raport ka për qëllim vlerësimin e aplikimit të parimeve kryesore të detyrimeeve të shtetit përkitazi me të drejtën për jetë, lidhur me vrajsen e trefishtë e cila ndodhi më 22 prill 2019, në lagjen Dardania në Prishtinë, ku u raportua se një burrë ka vrarë me armë zjarri gruan e tij, gruan e djalit e pastaj edhe veten.

Policia jep detaje të reja rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë
Lexo po ashtu Policia jep detaje të reja rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë

“Mediat kanë raportuar se burri që kreu vrasjen ka qenë i sëmurë psikik, ndërsa familjarët e tij ishin të rrezikuar edhe më herët nga sjelljet e dhunshme. Së dyti, ky Raport ka për qëllim ta vlerësojë realizimin efektiv të të drejtave të personave/viktima të dhunës në familje në Kosovë në raport me qasjen për kujdes dhe trajtim, duke u ndalur në veçanti tek diskriminimi, pabarazia, dështimi i autoriteteve për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës në familje, si dhe në detyrimet e shtetit për t’i mbrojtur jetët e qytetarëve”, thekson raporti.

Sipas raportit të Avokatit të Popullit, këto të drejta të mbrojtura me Kushtetutë dhe me instrumente ndërkombëtare, realizohen në praktikë përmes ligjeve, përmes politikave dhe stragegjive.

Lidhur me këtë, Avokati i Popullit i rekomandon Qeverisë së Republikës sëKosovës që në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore përmes organeve të tjera vartësë, t’i kompensojë familjarët e viktimave të krimit në familjen Krasniqi.

Policisë së Kosovës, të mbajë një regjistër të thirrjeve emergjente për rastet e recidistëve të akteve të dhunës në familje dhe t’i japin prioritet trajtimit të këtyre rasteve.

Ministrisë së Shëndetësisë, ku Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës të nxjerrë një udhëzim, me të cilin do t’i njoftojë për të gjitha institucionet shëndetësore për detyrat dhe përgjegjësinë që kanë kur përballen me raste të trajtimit të personave me çrregullime mendore, si dhe t’i obligojnë ato që të veprojnë në përputhje me nenin 19, paragrafi 4, të Ligjit nr.04/L-025 për Shëndetin Mendor.

Po ashtu rekomandon Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial që gjatë shqyrtimit të rasteve për urdhër mbrojtje, të verifikohet gjendja psikike e ushtruesit të dhunës në familje dhe të vendoset në përputhje me nenin 20, paragrafi 2.2, të Ligjit nr.05/L-25 për Shëndetin Mendor.

E Komunës së Prishtinës që në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente, t’i ndërmarrë të gjitha amsat e nevojshme dhe të sigurojë prezencën e psikologut në të gjitha QPS-të në Prishtinë, në mënyrë që të veprojnë në përputhje me nenin 16, paragrafi 3, të Ligjit nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor, zi dhe Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, që në pajtim me autorizimet lidhore dhe në bashkëpunim me organet gjegjëse ta rrisë numrin e mbrojtësve në ZMNV-në e Prishtinës.

Ndryshe në prill në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, pati ndodhur një rast vrasje, ku sipas informacioneve të Policisë kryefamiljari i cili vrau gruan, nusen e djalit, pastaj vrau edhe veten dyshohet të ketë qenë me probleme mendore.

Raporti u është përcjellur institucioneve të lartë cekura. Për më shumë detaje KËTU gjeni raportin e plotë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori