LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit parashtron padi kundër KQZ-së, për “diskriminimin gjinor në listat e kandidatëve të subjekteve politike”

Avokati i Popullit parashtron padi kundër KQZ-së, për “diskriminimin gjinor në listat e kandidatëve të subjekteve politike”

Avokati i Popullit i ka parashtruar Gjykatës Themelore në Prishtinë (GjThP), gjegjësisht Departamentit të Përgjithshëm, padi me kërkesë për masë të përkohshme për siç thotë, “shkeljen nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të së drejtës për trajtim të barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”.

Përmes një komunikate, njofton se KQZ, sipas mandatit që ka, i ka certifikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë të propozuara nga subjektet politike për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2019, por nuk i ka pasur parasysh garancitë kushtetuese e ligjore sa i përket barazisë gjinore, në mënyrë specifike trajtimin e barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.


Së këndejmi, në përmbushje të mandatit që ka, Avokati i Popullit, si institucion i barazisë sipas Ligjit për Barazi Gjinore dhe si institucion me kompetenca të përcaktuara edhe me Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, i është drejtuar GjThP-së me padi kundër KQZ-së, duke kërkuar nga gjykata që të vendosë se:

Sjellja e KQZ-së e ka shkelur të drejtën për trajtim të barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.

Të ndalojë ndërmarrjen e veprimtarive të cilat shkelin apo mund të shkelin të drejtën për trajtim të barabartë, apo të kryejnë veprimtari të cilat eliminojnë diskriminimin apo pasojat e tij në lidhje me trajtimin e pabarabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.

Ta publikojë në media vendimin i cili vërteton shkeljen e së drejtës për trajtim të barabartë.

Për më tepër, Avokati i Popullit ia ka bashkangjitur padisë në fjalë kërkesën për masë të përkohshme në procesin zgjedhor, mbi bazën e argumenteve që parashtron padia në fjalë dhe i kërkon Gjykatës aprovimin e kësaj mase, me ç’ rast KQZ-ja, si palë e paditur, do të duhej t’i rishikonte listat e partive politike, në mënyrë që ato të jenë në pajtim me dispozitat në vijim:

Ligji nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore, neni 6 [Masat e veçanta], paragrafi 8:

“Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse.”

Neni 14 [Partitë politike]:

“Partitë politike me aktet e tyre obligohen të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të meshkujve dhe femrave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të këtij ligji.”

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori