Avokati i Popullit, Hilmi Jashari gjatë prezantimit të rezultateve të institucionit për vitin 2019, tha se janë trajtuar mjaft probleme duke përfshirë tri shtyllat e shtetit, veçmas në fushën e legjislacionit në vend që ende nuk po gjen zbatim të plotë të ligjeve.
Sa i përket sistemit gjyqësor, Jashari tha se vazhdon të ketë zvarritje të shqyrtimit të lëndëve që paraqet shkelje të të drejtave të njeriut.
Ai ka përmendur disa rasteve me rëndësi të trajtuara nga institucioni i Avokatit të Popullit.
“Kosova vazhdon të përballet me këto probleme, duke u nis ende me problemin e legjislacionit në vend, që konsiderohet një prej shqetësimeve kryesore gjatë punës sonë dhe trajtimit të çështjeve që kemi pasur në proces. Për shkak se një pjesë e madhe e ligjeve që nxirren nga Kuvendi i Kosovës ende nuk janë të harmonizuara mes veti dhe e dyta ende vazhdon të mos ketë një kodifikim të së drejtës që përbën një prej problemeve më serioze në funksionimin e së drejtës, i cili afekton gjithë sistemin e drejtësisë, duke pamundësuar zbatimin adekuat të ligjeve”, tha Jashari.
Jashari shtoi se sa i përket ekzekutivit nuk ka përmirësime sa i përket llogaridhënies dhe përgjegjësisë të autoriteteve ekzekutive.
Ndërsa, ankesat dhe rastet për qasje në dokumente publike deri më 13 dhjetor numri i ankesave është 102 ose 70 për qind ngritje në krahasim me vitin 2018. Sa i përket mungesës së transparencës, e para sipas Jasharit është Ministria e Infrastrukturës për mungesë të llogaridhënies.
“Sa i përket sistemit gjyqësor vazhdojnë me pasur probleme në zvarritje të procedurave gjyqësore që përbënë shkelje të të drejtave njeriut. Edhe përfundimisht para sa kohësh edhe vetë sistemi gjyqësor pranoi që kanë ngarkesë me shqyrtimin e lëndëve dhe periudha që duhet për të trajtuar këto çështje tani është evidentuar të zgjatë më tepër se pesë vjet nëse rastet nuk kthehen në rishqyrtim, ndërsa sa i përket ekzekutivit nuk ka përmirësime sa i përket llogaridhënies dhe përgjegjësisë të autoriteteve ekzekutive”, deklaroi ai.
Avokati Jashari përmendi edhe dy ligjet, atë për Zyrtarë Publik dhe për Pagat, që janë pezulluar nga Gjykata Kushtetuese me inicim e Avokatit të Popullit. Ai tha se nga kushtetuesja kanë pranuar vendimin për pezullimin e Ligjit të Pagave.
“Po, është pranuar vendimi, është dokument që ka mbërri në zyrën e Avokatit të Popullit… Unë mendoj që publikimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në faqen zyrtare e konfirmon që gjykata ka marrë një vendim të tillë, tanimë cilave institucione i është përcjellë, ndërsa cilët janë hapat tjerë që kjo gjykatë do të ndërmarrë, sigurisht që është jashtë mandatit të Avokatit të Popullit”, pohoi Jashari.
Ai ka përmendur rastet më të rëndësishme të cilat janë trajtuar për gjatë vitit 2019. Sipas Jasharit është trajtuar një rast me rëndësi për trajtimin e barabartë të pensionistëve nga ana e bankave komerciale në Kosovë në ofrimin e shërbimeve të kreditit bankar, (206 mijë e 534 pensionistë).
Po ashtu, rasti tjetër ka qenë me detyrimet pozitive të shtetit përkitazi me mbrojtjen nga dhuna në familje për të drejtën në jetë, që burojnë nga Kushtetuta dhe nga neni 2 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Jashari ka shtuar edhe është trajtuar edhe çështja e fëmijëve në situatë rruge.
Numri i ankesave të paraqitura në Institucionin e Avokatit të Popullit për vitin 2019 ishin 1876, ndërsa numri i rasteve të hapura për hetim nga ankesat e paraqitura kanë qenë 878, ndërsa rastet e hapura Ex Officio 51.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punën dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Shëndetësisë dhe komuna e Dragashit prijnë në listën e institucioneve më të përgjegjshme për qasje në dokumente zyrtare, ndërsa institucionet më mos bashkëpunuese janë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ajo e Punëve të Brendshme, MASHT dhe Ministria e Financave dhe prej institucioneve lokale është Komuna e Prishtinës. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

INSTAT: Shqiptarët, pagat më të ulëta - punojnë me orë më të zgjatura se Evropa dhe rajoni

Evapify - kompania lider në teknologjinë e vapes dhe produkteve alternative të nikotinës

Subvencione nga qeveria për pompat termike - zgjidhni ECOTEK për ngrohjen e shtëpisë tuaj

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal