LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Kanë nisur hetimet për vrasjen e Hamide Magashit dhe rastin e foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës

Avokati i Popullit: Kanë nisur hetimet për vrasjen e Hamide Magashit dhe rastin e foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës

As gjysma e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, nuk janë zbatuar nga institucionet e vendit.

Nga 109 rekomandimeve gjatë këtij viti, janë zbatuar vetëm 22,9 për qind, ndërkaq 69,7 për qind janë në pritje të zbatimit. Në anën tjetër, gjatë këtij viti janë dorëzuar mbi 1500 ankesa, për çka Naim Qelaj tha se gjendja e të drejtave të njeriut nuk është e kënaqshme.

Ai në konferencën e fundvitit ka deklaruar se kanë nisur hetimin për rastin e vrasjes nga ish-bashkëshorti të Hamide Magashit nga Lipjani.

“Ne kemi filluar hetimin për rastin e vrasjes në QKUK. Ka qenë një rast tragjik që ndoshta duke marrë parasysh aspektet në të cilat ka ndodhur, ka detyruar të gjitha autoritet që të reflektojnë mbi politikat dhe masat që po marrin dhe qasjes që kanë në raport me këtë fenomen. Pas përfundimit të hetimit do të dalim me raport me rekomandime, ku në mënyrë të përgjithshme dhe të plotë do të paraqesim qëndrimet tona. Po ashtu, jemi në përfundim të hetimit të rastit të dhunimit të rastit të 11-vjeçares, hetimet preliminare kanë treguar për një sërë lëshimesh dhe të metash që janë evidentuar nga këto hetime”, ka deklaruar Qelaj.

Në konferencën e fundvitit, Qelaj tha se pa fuqizimin e gruas, nuk do të ketë përmirësim të pozitës së saj në shoqëri dhe dhunës në familje.

Ai ka folur edhe për gjendjen e sektorit të shëndetësisë në Kosovë, ku tha se nuk është e mirë dhe kanë bërë hetime për shëndetin riprodhues dhe seksual. Këtu ka përmendur edhe rastin e foshnjës së vdekur nga Peja, e cila ishte futur në lavatriçe.

“Gjendja është alarmante, është jashtëzakonisht shqetësuese dhe keq duke filluar prej mungesës së informacionit dhe edukim, pastaj trajtimi i padinjitetshëm dhe me paragjykime, mungesa e shërbimeve të përshtatshme, furnizimi jo i rregullt me medikamente dhe lista esenciale, keqmenaxhimi i këtyre medikamenteve deri te mungesa e të dhënave për numrin e aborteve. Kjo ndërlidhet edhe me rastin që është raportuar dje nga mediat për një trajtim të padinjtetshëm të një fëmiu të vdekur, dhe nëse ky rast vërtetohet që ka ndodhur në këto rrethana pa dyshim paraqet jo vetëm shqetësim, brengë të theksuar të Avokatit të Popullit dhe do të reagojmë me kohë duke e hetuar”, ka përfunduar Qelaj. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori