LAJMI I FUNDIT:

Avokati Koci: EULEX-i nuk ka pasur lidhje me arrestimet te zyrat e OVL të UÇK-së

Avokati Koci: EULEX-i nuk ka pasur lidhje me arrestimet te zyrat e OVL të UÇK-së

Avokati Arianit Koci ka komentuar zhvillimet e fundit me arrestimet e Gjykatës Speciale.

Koci në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se EULEX-i nuk ka pasur lidhje me arrestimet te zyrat e OVL të UÇK-së.


“Ky aksion ka qenë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe që të njëjtit i kanë veturat e njëjta si ato të EULEX-it. EULEX-i s’ka pasur fare të bëjë me atë punë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Avokati thotë se ka qenë gabim “spektakli” që ka bërë Specialja me këto arrestime.

“Aksioni ka mundur të kryhet me dy policë si deri më tani që ka ndodhur. Edhe zoti Nasim Haradinaj edhe zoti Gucati do të ishin ftuar me ftesa dhe do të kishte përfunduar gjithçka”.

Koci thotë se ende nuk është sqaruar nëse Specialja ka mandat në Kosovë apo jo.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet të merr vendim për këtë çështje që të mos mbesim pezull”.

Avokati thotë se ka qenë gabim që është menduar se Specialja mbaron punë për pesë vjet.

“Është për keqardhje që një pjesë e të akuzuarve jetën do ta kalojnë në proceduara, pasi procesi mund të shkojë deri në 15 vjet”, tha ndër të tjera Arianit Koci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori