LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Enver Sekiraqës: Gjykata nuk kishte asnjë provë

Avokati i Enver Sekiraqës: Gjykata nuk kishte asnjë provë

Avokati i Enver Sekiraqës, slloveni Bostjan Penko, ka folur para gazetarëve menjëherë pasi gjykata ia shqiptoi dënimin prej 37 vjet burg klientit të tij.

Penko tha se që nga fillimi i procesit gjyqësor e kishte bindjen se gjykimi nuk do të ishte i drejtë.


“Nga fillimi e kisha një përshtypje se nuk do të jetë një gjykim i drejtë. Sipas nesh nuk kishte asnjë provë se Sekiraqa e nxiti Arben Berishën (në vrasjen e Triumf Rizës). Kishte vetëm thashetheme”, tha Penko.

Pas një gjyklimi maratonik që zgjati më shumë se një vit e gjysmë, Sekiraqa u gjet fajtor në veprat penale të nxitjes së vrasjes dhe të detyrimit ndërsa u shpall i pafajshëm në pikën e akuzës për dhunim.