LAJMI I FUNDIT:

Avokatët kosovarë të akredituar nga Specialja thonë se aktakuzat e para mund të nisin shumë shpejt (Video)

Avokatët kosovarë të akredituar nga Specialja thonë se aktakuzat e para mund të nisin shumë shpejt (Video)

Dhomat e Specializuara të Kosovës, ditë më parë publikuan listat e mbrojtësve për përfaqësimin e të dyshuarave, të akuzuarve dhe viktimave, ose të cilitdo personi tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit.

Kjo listë përbëhet prej 40 juristëve që janë pranuar në Listat e Mbrojtësve dhe tashmë mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para gjykatës.


Pjesë e kësaj liste janë avokatë të njohur në Kosovë,  por ka edhe mbrojtës që janë shtetas të Kosovës por që jetojnë jashtë.

Në mesin 40 avokatëve mbrojtës 15 janë me shtetësi të Kosovës, 7 nga SHBA-të,  5 nga Britania e Madhe, 8 nga Serbia,  një nga Holanda, 2 nga Kanadaja, një nga Mali i Zi dhe një nga Maqedonia.

Në mesin e avokatëve nga Kosova janë edhe avokatët Arianit Koci dhe Tahir Rrecaj.

Koci në një intervistë për emisionin “Përballje” ka treguar procedurat e përzgjedhjes së tij nga Gjykata Speciale.

“Kushtin e kam fituar dhe tashmë mbetet që të më angazhoj dikush prej klientëve në mënyrë private apo edhe sipas detyrës zyrtare, pra kush nuk ka mundësi me pagu avokatin gjykata e ka obligim me ja gjet avokatin”, ka thënë Koci, shkruan Telegrafi.

Koci ka theksuar se gjykata është funksionalizuar dhe se tashmë priten vetëm veprimet e Prokurorisë Speciale.

Ai tutje ka theksuar se ky proces nuk bënë më që të zvarritet.

“Nuk besoj që ka arsye që kjo mu zvarrit edhe më tutje, besoj që shpejt mund të ndodhin veprimet e para, mund të vijnë ftesat e para por edhe bastisjet e para”, u shpreh Koci.

Në anën tjetër avokati Tahir Rrecaj ka theksuar se ngritja e aktakuzave të para nga kjo gjykatë mund të ndodhin në verën më së largu vjeshtën e këtij viti.

“Gjatë verës së këtij viti eventualisht fillimi i vjeshtës së këtij viti Gjykata do të funksionalizohet, pasi që me akreditimin e avokatëve tashmë janë kryer të gjitha kërkesat e nevojshme që gjykata të jetë funksionale”, ka thënë Rrecaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës janë pjesë e sistemit gjyqësor tё Kosovës. Dhomat përkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë.

Ato u formuan nё bazë tё Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit tё miratuar nga Kuvendi i Kosovës për gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Këshillit tё Evropës tё vitit 2011, për shkelje tё rënda tё sё drejtës ndёrkombёtare.

Dhomat janë tё përkohshme dhe me mandat e juridiksion tё përcaktuar, konkretisht për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime tё tjera tё përkufizuara nё Ligjin e Kosovës, tё cilat pretendohet se janë kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000.

Ligji mundëson qё proceset gjyqësore tё mbahen jashtë Kosovës. Dhomat e Specializuara e kanë selinë nё Hagë, Vendet e Ulëta (Holandё), dhe punёsojnё gjykatës, prokuror dhe punonjës ndёrkombёtare ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori