LAJMI I FUNDIT:

Avokatët e Gruevskit do të ngrenë ankesë deri tek Këshilli Penal

Avokatët e Gruevskit do të ngrenë ankesë deri tek Këshilli Penal

Avokatët e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski do të ngrenë ankesë deri tek Gjykata Penale. Ata për disa media deklaruan se do të përdorin afatin ligjor edhe pas refuzimit të Gjykatës për shtyrjen e dënimit, ata tani do të apelojnë në Këshillin Penal, e cila gjithashtu ka një afat prej tri ditësh që të vendos. Avokatët presin që Këshilli Penal të vendosë jo më vonë se më 8 nëntor, kur sipas aktit të paraqitur Gruevski duhet të paraqitet në burgun e Shuto Orizares, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati Boro Tasevski tha se në vendimin e Gjykatës për të refuzuar kërkesën për shtyrjen e dënimit me burg, thuhet se Gjykata konsideron se mungesa e Gruevskit si deputet është në dëm të Kuvendit. Avokatët e Gruevskit kërkuan shtyrjen e dënimit me burg për shkak të detyrimeve parlamentare të Gruevskit në Kuvend kur do të debatohet për ndryshimet kushtetuese.


“Nga ky konfirmim tregohet se me shlyerjen e dënimit me burg nga ana e deputetit të dënuar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do të shkaktonte dëme të konsiderueshme për Kuvendin, duke marrë parasysh se vendimet merren me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, shkruan Gjykata në vendim pas kërkesës për shtyrjen e dënimit me burg.

Gruevski është dënuar me dy vjet burg për nxitjen e nënshkrimit të marrëveshjes për blerjen e “mercedesit” luksoze me vlerë 600.000 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori