LAJMI I FUNDIT:

Avni Dehari: E pranojmë raportin zviceran, por për ne Astriti është vrarë

Avni Dehari: E pranojmë raportin zviceran, por për ne Astriti është vrarë

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari thotë se vet kanë bërë përzgjedhjen e Institutit të Lozanës për shkak të besueshmërisë që kanë zviceranët.

Avni Dehari në “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë se vet kanë jetuar në Zvicër dhe e dinë se atje institucionet nuk bien në ndikim të politikës e as nuk korruptohen.


“Asnjë dyshim nuk kemi në punën e Institutit të Lozanës. Dyshimet i kemi te institucionet vendore”.

Ai thotë se është shumë e dyshimtë pse nuk i është dorëzuar raporti për djalin e tij kur ai dhe bashkëshortja i njohin tri gjuhët zyrtare të Zvicrës, përcjell Telegrafi.

Babai i Astrit Deharit e quan si “vrasje të dytë”, mosdhënien e raportit të ekspertizës nga Instituti Zviceran
Lexo po ashtu Babai i Astrit Deharit e quan si “vrasje të dytë”, mosdhënien e raportit të ekspertizës nga Instituti Zviceran

“Ata le ti bëjnë pastaj proceduarat dhe le ta përkthejnë por pse neve të mos na japin një raport. Si t’i besoj një prokurori kur thotë se nuk e kam raportin. Si guxon ai prokuror të mos mbaj një kopje të raportit në zyre”.

Avni Dehari thotë se do t’i drejtohen Institutit të Lozanës që t’ua dërgoj atyre një kopje të raportit.

Ai thotë se do ta mbyllin rastin me raportin e Institutit zviceran, por sipas familjes epilogu është i qartë: “Astrit Dehari është vrarë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori