LAJMI I FUNDIT:

Aventura japoneze përfundon, Kololli synon rikthimin në Evropë

Aventura japoneze përfundon, Kololli synon rikthimin në Evropë

Pas një periudhe prej dy vjetësh e gjysmë në futbollin japonez, Benjamin Kololli po kërkon të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij. Lojtari kosovar është i vendosur të rikthehet në futbollin evropian dhe është i hapur ndaj sfidave të reja që mund t’i paraqiten.

Kololli, i cili bëri emër me lojën e tij në futbollin zviceran, nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi në ligën ku shkëlqeu më parë. “Nuk do ta mbylli asnjë derë në Evropë, qoftë edhe në futbollin e Zvicrës ku kam luajtur gjatë pjesës më të madhe të karrierës sime,” ka shprehur ai në një intervistë për gazetën zvicerane “DayFR” të mërkurën.


Në moshën 31-vjeçare, Kololli ka përfunduar kontratën me klubin japonez Shimizu S-Pulse dhe aktualisht është lojtar i lirë. Performanca e tij në Japoni përfshin 50 ndeshje me 7 gola dhe 2 asiste, por kohët e fundit ai ka luajtur fare pak për shkak të rënies së klubit në kategorinë e dytë.

Benjamini dardan në Japoni: Aventura te Shimizu S-Pulse, niveli i lartë i futbollit në Azi dhe dëshpërimi që askush nuk e kontakton që një vit nga Kosova
Lexo po ashtu Benjamini dardan në Japoni: Aventura te Shimizu S-Pulse, niveli i lartë i futbollit në Azi dhe dëshpërimi që askush nuk e kontakton që një vit nga Kosova

Kololli vlerëson lart përvojën dhe nivelin e futbollit në Japoni, të cilin e konsideron më të lartë se atë në elitën e futbollit zviceran. “Niveli është shumë më i lartë dhe unë jam i kënaqur në çdo aspekt që kam qenë pjesë e futbollit të Japonisë,” thotë ai për kohën e kaluar te Shimizu.

Përveçse ka mësuar shumë nga futbolli, Kololli thekson se eksperienca e tij në Japoni i ka mësuar vlera të rëndësishme për jetën, duke përmendur mirësinë e jashtëzakonshme të njerëzve atje. Tani që është rikthyer në Zvicër, ai po pret ofertat për sezonin e ardhshëm dhe është i bindur se një klub i ri do të marrë shërbimet e tij së shpejti.

Benjamin Kololli gjen golin e parë sezonal me Shimizu S-Pulse
Lexo po ashtu Benjamin Kololli gjen golin e parë sezonal me Shimizu S-Pulse

Në listën e mundshme të destinacioneve të Kolollit figuron ndoshta edhe klubi i tij i mëparshëm, Lausanne-Sport, ku ai ka luajtur në të shkuarën dhe njeh mirë trajnerin aktual Ludovic Magnin. Gjithashtu, mund të ketë interes nga skuadrat e tjera si Baseli, të cilin e drejton ish-trajneri i tij te Sioni, Fabio Celestini—aftësitë e të cilit njihen mirë nga ky trajner.

Ndërsa vijon të reflektojë mbi hapin e ardhshëm, Kololli kujton me krenari ditët e tij me Përfaqësuesen e Kosovës, ku ai ka bërë 24 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola. Prej debutimit të tij në nëntor të vitit 2016, ai ka qenë një figurë e rëndësishme për skuadrën, edhe pse nuk është ftuar së fundmi, pas luajtjes së tij të fundit në qershor të vitit të kaluar kundër Greqisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori