LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Avdyli i kundërpërgjigjet Ismailit, e quan ministër të Facebook-ut

Haxhi Avdyli i kundërpërgjigjet Ismailit, e quan ministër të Facebook-ut

Pas reagimit të ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili ka thënë se me apo pa votën e LDK-së, ligji për pagat do të kalojë dhe pagat mjekëve do të rriten, ka reaguar përsëri deputeti i LDK-së, njëherësh mjek, Haxhi Avdyli.

Avdyli e ka quajtur Ismailin, ministër të Facebook-ut, duke thënë se është patetike të hidhet faji të LDK-ja, pasi kjo është dështim i PAN-it dhe premtimeve të tyre elektorale.

“Është tepër patetike, e manipulative e aspak për ta përshëndetur qyqarllëkun e Uran Ismailit në akuzën e tij se LDK është kundër rritjes së pagave për profesionistët shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë apo “Ministri i Facebook-ut”, Uran Ismaili, dështimin e tij dhe gënjeshtrën elektorale të krerëve të PAN-it Veseli e Haradinaj, për rritjen e pagave në shëndetësi paska provuar sonte në mënyrë infantile t’ia atribuojë LDK-së, gjoja se kjo parti është kundër ngritjes së pagave për punonjësit shëndetësor. Është aq kontradiktor sa nuk i beson askush fjalëve të tij e as ai fjalëve të tij!”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Deputeti i LDK-së ka shkruar se më shumë se sa të merret me LDK-në, Ismaili duhet të japë përgjigje në pyetjet si vijon:

Pse dështuat me menaxhimin e buxhetit të shëndetësisë për 2018?

Pse dështuat të vendosni qoftë edhe një bravë dere në objektin e Emergjencës së re, duke dështuar të shfrytëzoni rreth dy milionë euro që për sivjet ishin ndarë për këtë investim? (ZERO euro investime në këtë objekt të nisur prej dy milionë eurove të ndara!!!).

Ismaili i reagon LDK-së: Me apo pa votën tuaj, do t’ua rrisim pagat mjekëve
Lexo po ashtu Ismaili i reagon LDK-së: Me apo pa votën tuaj, do t’ua rrisim pagat mjekëve

Si mund të krenoheni që pacientët janë larguar nga podrumet, për tu vendosur në objektin e ri të ambulancave specialistike? Ky objekt ishte nis në vitin 2006, dhe 98% e punëve ishin kryer para se të emëroheni ministër, e punën më të madhe që e keni bërë ka qenë prerja shiritit. Por tani s’ka asnjë projekt të madh kapital që e ka filluar që do kryhet në të ardhmen, e që mund të krenoheni.

Pse dështuar të bëni qoftë edhe një hap të vetëm për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore, si në aspektin legjislativ e infrastrukturor? Në buxhet keni pasur të lejuar rekrutimin e dhjetëra punonjësve në Fond, keni rekrutuar vetëm 5 apo 6? Si e falimentuat SISH si hallkë kryesore e sigurimeve shëndetësore?

Pse shumëfishuat numrin e insulinave duke rritur shpenzimet për mbi 2 milionë euro pa evidencë të bazuar në dëshmi shkencore dhe pa fakte se numri i pacientëve është shumëfishuar?

Pse përkundër rritjes së buxhetit ,furnizimi i spitaleve të përgjithshme me material shpenzues është katastrofal dhe nuk shkon në mbi 40-45%?

Pse lista e pacientëve që po presin trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore nuk po ka fund, përkundër rritjes së buxhetit dhe “kursimeve astronomike” që i keni bërë ?

Pse keni mbushur spitalet me menaxher me mantel partiakë?

Pse keni bërë ZERO hapa drejt ndërtimit të Spitalit të Prishtinës?

Pse viti 2018 ju shkoi me ZERO ligje të dërguara në Qeveri , komision për shëndetësi dhe Kuvend për miratim nga Ministria që ju udhëhiqni?

Si ndodhi që buxheti 2019 u aprovua pa paparashikuar projeksione buxhetore për rritjen e pagave, dhe a do futeni në grevë me kirurgët pas premtimit nëse nuk rritet paga për ta deri në qershor 2018?

Kur t’i tregoni publikut për këto dështime kapitale, do ta keni luksin të merreni edhe me LDK-në, deri atëherë, besojmë që do të bindesh edhe vet për dështimet tuaja. Ne do gëzohemi nëse arrini tua rritni pagat punëtorëve shëndetësor, e asnjëherë nuk do ishim gëzuar si ju me përjashtimet e specialistëve. Ne aspak nuk i gëzohemi dështimeve tuaja në politikë-bërjen shëndetësore, sepse dështimet tuaja po vështirësojnë funksionimin e sistemit shëndetësor e po ua cenojnë shëndetin pacientëve./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori