LAJMI I FUNDIT:

Avdiu: Unë e di kush është fajtori në RDK

Avdiu: Unë e di kush është fajtori në RDK

Profesori universitar, Avni Avdiu në shkrimin e tij të fundit analizon përçarjet në RDK-në, partinë që ka përkrahur publikisht.

Sipas Avdiut, përçarjet në RDK kanë ndodhur për shkak të mendjemadhësisë së Rufi Osmanit, kokëfortësisë së Vesel Memedit dhe protezave infantile të kuvendarëve.


“Me pak fjalë tronditjet e fundit në RDK po ndodhin për shkak të mendjemadhësisë dhe luhatshmërisë së ish-kryetarit të kësaj partie Rufi Osmanit, kokëfortësisë autokratike të kryetarit aktual Vesel Memedit dhe potezave infantile, tinëzare e hileqare të kuvendarëve.
Është edhe ky rast eklatant që dëshmon papjekurinë politike të atyre që fatkeqësisht sot merren me politikë. Po të analizohen me kujdes zhvillimet në këtë parti, deklarimet publike të eksponentëve të saj dhe veprimet e të dy palëve të konfontuara, atëherë s’mund të kuptosh a bëhet fjalë për lojë fëmijësh a për subjekt politik.”, shkroi ndërmjet tjerash profesori universitar Avni Avdiu./Telegrafi/