LAJMI I FUNDIT:

Ava Max i referohet hitit botëror “Lady Marmalade” në komentin e saj për kërkesën e Bebe Rexhës

Ava Max i referohet hitit botëror “Lady Marmalade” në komentin e saj për kërkesën e Bebe Rexhës
Ava Max, Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Guliver)

Edhe Ava Max i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Bebe Rexhës për një bashkëpunim ndërmjet këngëtareve të famshme shqiptare.

Ylli me origjinë nga Dibra të hënën bëri një postim në profilin e saj në Twitter, në të cilin kërkonte një bashkëpunim muzikor me këngëtaret shqiptare të muzikës pop, Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max.


Këngëtarja në ngritje, 24-vjeçarja Amanda Ava Koci i ka komentuar Bleta Rexhës (emri i vërtetë i Bebe Rexhës) duke thënë se bashkëpunimi ndërmjet tyre do të ishte një hit i ri sikur kënga e popullarizuar “Lady Marmalade”.

Bebe Rexha kërkon një bashkëpunim me shqiptaret e famshme, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max
Lexo po ashtu Bebe Rexha kërkon një bashkëpunim me shqiptaret e famshme, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max

“Një ‘Lady Marmalade’ e re”, ka shkruar Amanda në komentin e saj në postimin e Bebes duke e shoqëruar me simbole kuqezi të zemrës.

“Lady Marmalade” është një këngë e realizuar nga Bob Crewe dhe Kenny Nolan, e cila për herë të parë u bë e popullarizuar në vitin 1974 nga grupi amerikan i vajzave, “Labelle”. Versionin e vitit 2001 e kënduan Christina Aguilera, Mya, Pink dhe Lil’ Kim, për nevojat e filmit “Moulin Rouge!” dhe ishte një hit i madh.

Pozitivisht kësaj kërkesë i është përgjigjur edhe Dua Lipa, ndërsa pritet vetëm reagimi i Rita Orës.

Natyrisht se për të ndodhur bashkëpunimi i katër këngëtareve të famshme nevojiten shumë negociata të menaxhmenteve përkatëse dhe studiove muzikore.

Mirëpo, fansat e tyre, e në veçanti shqiptarët, do ta mirëprisnin një këngë të përbashkët të bukurosheve tona. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori