LAJMI I FUNDIT:

Ava Max falënderon fansat LGBTI, shpallet “artistja më depërtuese e vitit” nga revista më e shitur e këtij komuniteti në Evropë

Ava Max falënderon fansat LGBTI, shpallet “artistja më depërtuese e vitit” nga revista më e shitur e këtij komuniteti në Evropë
AVa Max (Foto: Joe Maher/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e re shqiptare, Ava Max, e cila po shënon suksese të shumta në botë, tashmë krenohet me dy nominime në eventin e madh, MTV EMA 2019.

Javën e kaluar u bë e ditur, që ajo ka arritur të nominohet për çmimet “Artistja e re më e mirë” dhe “Depërtimi i vitit”.

Teksa ndodhet në valën e sukseseve, sot ajo është shpërblyer edhe me një çmim të rëndësishëm.


Ava Max (Foto: Joe Maher/Getty Images/Guliver)

Bëhet fjalë për çmimin “Artisti më depërtues i vitit”, që i është dhuruar asaj nga revista “Attitude”, e cila është revista më e shitur në Evropë dhe Britani, e komunitetit LGBTI.

Publikohen nominimet për MTV Europe Music Awards 2019, nga shqiptaret dominojnë Bebe Rexha dhe Ava Max - Dua dhe Rita mbesin jashtë
Lexo po ashtu Publikohen nominimet për MTV Europe Music Awards 2019, nga shqiptaret dominojnë Bebe Rexha dhe Ava Max - Dua dhe Rita mbesin jashtë

Teksa është nderuar me këtë çmim, Ava Max gjendet në një nga kopertinat e numrit të ri të kësaj reviste, që ka nderuar edhe personalitete të tjera me çmime.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e lumtur për këtë nderim, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një postim, ku ndër të tjerash ka falënderuar revistën për çmimin në fjalë.

https://www.instagram.com/p/B3afGUiFe9i/

“Ndihem e nderuar që pranoj Çmimin “Artisti më depërtues i vitit” nga Revista Attitude! Më duhet të them një falënderim masiv për të gjithë Revistën Attitude që më vendosën mua në kopertinë – më keni përkrahur që nga dita e parë, dashuria juaj do të thotë e gjithë bota për mua dhe unë ju falënderoj për gjithçka që ju i qëndroni mrapa. Unë gjithashtu duhet të falënderoj fansat e mi LGBTQ + (Avatars), ju djema jeni tifozët absolutë më të mirë dhe jeni arsyeja pse unë e bëj këtë! Ndihem shumë mirënjohëse që jam këtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe ju dua të gjithëve, jam shumë e entuziazmuar që ju të shihni se çfarë po vjen”, kanë qenë fjalët e Ava Max. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Aurelien Meunier/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori