LAJMI I FUNDIT:

AUV me aksion për ndalimin e therjeve të kafshëve në Kodrën e Trimave në Prishtinë

AUV me aksion për ndalimin e therjeve të kafshëve në Kodrën e Trimave në Prishtinë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka zhvilluar aksion për ndalimin e therjeve të kafshëve dhe shpezëve në hapësira publike, specifikisht në hapësirat e ish-tregut të makinave në Kodrën e Trimave.

Shitësit u ankuan se Komuna e Prishtinës nuk ka caktuar ose ndërtuar ndonjë lokacion ku do të mund të bëhej therja e kafshëve dhe shpezëve sipas rregullave dhe në mënyrë legale.


Pas inspektimit, tre kamionë u larguan nga vendi ku po shisnin pula.

“Ne po e presim janarin, si të lëshohen vizat nuk kemi çka të qëndrojmë në Kosovë. Ne mundohemi të mbijetojmë, shteti nuk na siguron kushte”, kjo ishte njëra nga deklaratat e njërit shitës.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se ky aksion ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

“Ky aksion sot në hapësirat e ish-tregut të makinave në Kodrën e Trimave, sikurse ai i para dy ditëve në Zonën Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë, kanë për qëllim mbi të gjitha mbrojtjen e shëndetit publik”, ka thënë Peci. /Dukagjini/