Autostrada vazhdimisht e qarkullueshme

Ndonëse në të reshurat e mëhershme ka pasur edhe ngrica nëpër shumë rrugë të Kosovës, autostrada ka qenë plotësisht e qarkullueshme dhe mirë e mirëmbajtur si nga policia ashtu edhe nga kompania e licencuar për pastrimin e saj.
Kështu kanë thënë për Kosovapress zyrtarë të Policisë së Kosovës. Problem për policinë vazhdojnë të mbeten shoferët që nuk pajisën me pajisje të posaçme dimërore, siç janë gomat adekuate dhe zinxhirët.
Sadriu, ka thënë se pavarësisht se në disa rrugë nëpër Kosovë ka pasur vështirësi qarkullimi gjatë reshjeve të mëhershme dhe këtyre të fundit, autostrada drejt Shqipërisë ka qenë e qarkullueshme dhe pa vështirësi.
Kjo sipas tij, falë punës së Policisë së Kosovës dhe kompanisë e cila është e licencuar për mirëmbajtjen e saj. /Telegrafi/






































