LAJMI I FUNDIT:

Autostrada mbulohet me sheqerka të kuqe që ranë nga kamioni (Foto)

Autostrada mbulohet me sheqerka të kuqe që ranë nga kamioni (Foto)

Në Dodge County të Shteteve të Bashkuara, një autostradë është mbuluar me sheqerka që kanë rënë nga kamioni.

Asfalti ka marrë ngjyrë të kuqe, pasi e gjithë masa ka rënë nga rimorkio sepse shoferi e ka humbur kontrollin, transmeton Telegrafi.


Sheqerkat mbushin autostradën

Meqenëse në atë vend ka rënë shi, rruga është bërë e rrëshqitshme dhe ka pasur vështirësi në kalim.

Për këtë arsye, Policia ka urdhëruar ndalimin e qarkullimit, derisa është pastruar vendi.

Ndalohet qarkullimi, derisa të bëhet pastrimi i rrugës

Mësohet se këto sheqerka po dërgoheshin në fermë për t’ju hedhur kafshëve, sepse nuk ishin paketuar shkaku i disa defekteve gjatë prodhimit. /Telegrafi/