LAJMI I FUNDIT:

Autostrada kthehet në pistë aterrimi, aeroplanët ushtarakë fluturuan mbi kokat e njerëzve (Video)

Autostrada kthehet në pistë aterrimi, aeroplanët ushtarakë fluturuan mbi kokat e njerëzve (Video)

Një autostradë me trafik të ngjeshur në Rusi, është kthyer në pistë aterrimi për tri fluturake ushtarake, që ishin duke bërë ushtrime në atë zonë.

Të pranishmit shikonin të hutuar, kur afër tyre kaluan Su-30SM, Su-35S dhe MiG-31 si pjesë e ushtrimit të pilotëve, që të praktikojnë aterrimin dhe ngjitjen në pistë të ngushtë dhe të shkurtë, transmeton Telegrafi.


Trafiku është bllokuar për një kohë mjaft të gjatë, teksa udhëtarët patën mundësi të shohin lëvizjen e mahnitshme të fluturakeve që po praktikoheshin në atë autostradë që ndodhet në lindjen e largët ruse, në kufi me Kinën.

Me këtë rast, pilotët është dashur t’i përgjigjen rasteve emergjente, kur nuk kanë hapësirë adekuate për ndalim, si pasojë e ndonjë sulmi, apo emergjente të shkaktuar prej fatkeqësive natyrore.

Në fakt, kjo autostradë është e përshtatur që të shfrytëzohet si pistë aterrimi si për mjete ushtarake apo civile – madje, ka edhe shenjat që tregon se ku fillon pista.

Kjo pjesë e autostradës që ka afro dy kilometra, do të bllokohet për qarkullim edhe gjatë ditëve në vijim, nga ushtarë të armatosur, në mënyrë që të kryhen edhe ushtrime tjera të këtij lloji.

Të gjitha këto, pjesë e përgatitjeve ushtarake, për një parakalim që do të zhvillohet në Moskë, para krerëve të lartë shtetëror. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Fun
Kalo në kategori