LAJMI I FUNDIT:

Autoriteti Elektoral turk urdhëron përsëritjen e zgjedhjeve për Stambollin

Autoriteti Elektoral turk urdhëron përsëritjen e zgjedhjeve për Stambollin

Bordi më i lartë i zgjedhjeve të Turqisë njoftoi të hënën se votimi për kryebashkiakun e Stambollit, qyteti më i madh i vendit dhe qendra ekonomike, do të përsëritet.

Siç shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi, si rezultat, votimi i ri do të mbahet më 23 qershor.


Ndryshe, sipas këtij mediumi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Presidentit Rexhep Taip Erdogan kishte parashtruar një “kundërshtim të jashtëzakonshëm” dhe kërkoi një përsëritje të zgjedhjeve, pasi disa ankesa të pjesshme që ajo bëri për një rinumërim nuk rezultuan në ndonjë veprim.

Partia e Erdoganit pretendoi se parregullsitë e votimit e bënë rezultatin të pavlefshëm.

Kështu, siç thuhet tutje, anëtarët e bordit zgjedhor pranuan kundërshtimin e Partisë AK për rezultatet e zgjedhjeve të hënën me shtatë vota për dhe katër vota kundër.

Ekrem Imamoglu i Partisë Popullore Republikane (CHP), opozitare, u shpall kryebashkiaku i metropolit më 17 prill, në pritje të kundërshtimit të fundit të Partisë AK.

Gara përfundoi në një rezultat shumë të ngushtë, sipas të dhënave përfundimtare të shpallura nga bordi i zgjedhjeve krahinore.

Imamoglu siguroi selinë e bashkisë me 4,169,765 vota, ndërsa Binali Yildrim i Partisë AK mori 4,156,036 vota – një ndryshim prej 13,729 votash. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori