LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet ruse po e ndjekin penalisht policin që publikoi të dhënat rreth Navalnyt

Autoritetet ruse po e ndjekin penalisht policin që publikoi të dhënat rreth Navalnyt

Rusia ka filluar një ndjekje penale kundër një oficeri policie të akuzuar për rrjedhjen e të dhënave që mund të kishin ndihmuar në identifikimin e helmuesve të Alexei Navalnyt, një kritik i flaktë i Kremlinit.

Nëse dënohet për abuzim të pushtetit, një oficer policie përballet me 10 vjet burg. Ai u arrestua muajin e kaluar dhe aktualisht është në arrest shtëpiak, konfirmoi një gjykatë në qytetin e Samaras.


Autoritetet akuzojnë oficerin si përgjegjës për nxjerrjen e informacionit konfidencial nga një bazë e të dhënave e njerëzve që udhëtojnë në të gjithë vendin, raporton reuters.

Informacioni që u zbulua i referohet fluturimeve në të cilat ishin agjentët e shërbimit të sigurisë FSB, të specializuar në armë kimike, për të cilat hetimi deklaroi se ata ndoqën Navalnyn fshehurazi për disa vjet.

Navalny u dërgua për shërim në shtetin gjerman pasi u helmua në Siberi. Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore pretendojnë se ishte një atentat me agjent nervor, por autoritetet ruse kanë mohuar çdo përfshirje në çështje dhe ndërkohë kanë hapur një hetim kundër lideri opozitar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori