Ekipet e specializuara do të rrëzojnë të dielën pjesën e mbetur të ndërtesës në Surfsajd që u shemb javën e kaluar. Pjesa e mbetur është bërë burim shqetësimi se mund të shembet në çdo moment duke rrezikuar jetë, thanë zyrtarët të shtunën. Me afrimin e stuhisë tropikale Elsa që po lëviz në zonën e Karaibeve, që pritet të arrijë në Florida brenda pak ditësh, Guvernatori Ron DeSantis tha se ndërtesa në Surfsajd po “lëkundet” dhe “nuk është e sigurtë nga ana strukturore” prandaj duhet shembur si masë mbrojtëse.
“Nëse e rrëzojmë ndërtesën, do të mbrojmë sigurinë e ekipeve të kërkim-shpëtimit, sepse nuk i dihet çfarë mund të ndodhë”, tha DeSantis në një konferencë për shtyp.
Numri i viktimave nga shembja e Kullës Jugore Champlain ka arritur tani në 24 vetë pasi u nxorën edhe dy trupa pa jetë të shtunën, bëri të ditur Kryebashkiakja e Majamit Daniella Levine Cava. 124 persona ende figurojnë të humbur.
Zyrtarët besojnë se mund ta shembin pjesën e mbetur të ndërtesës të dielën duke shkaktuar vetëm ndërprerje të shkurtër të operacioneve të kërkim-shpëtimit, tha guvernatori. Gjatë javës që po përfundon janë shtuar shqetësimet për shembjen e mundshme të strukturës së dëmtuar, gjë që do të vinte në rrezik jetët e atyre që punojnë për të kërkuar në rrënoja.
“Kemi frikë se stuhia Elsa do ta rrëzojë ndërtesën mbi kokat e njerëzve”, tha kryetari i bashkisë së qytezës Sërfsajd, Charles Burkett.
Pritet që stuhia të godasë Floridën të martën në mëngjes, por ka gjasa që të zhvendoset më në perëndim.
Zëvendës Shefi i Shërbimeve Zjarrfikëse, Raide Jadallah, u tha të afërmve që ende nuk dinë fatin e personave të pagjetur se shembja do të realizohet “sa më parë që të jetë e mundur. Nesër do ta fillojmë ditën me këtë veprim”.
Por ai paralajmëroi se mund të dalin të papritura dhe do të zhvillohet edhe një konsultim i ekipit për të finalizuar hapat.
Ka shpresa se pas shembjes, ekipet e kërkim-shpëtimit do të kenë qasje nën pjesën e garazhit që ofron mundësi më të mirë për të kontrolluar rrënojat dhe mund të fshehë ende të mbijetuar.
Askush nuk është nxjerrë gjallë nga rrënojat që me 24 qershor, pak orë pasi u shemb ndërtesa e banimit me 12 kate.
Ndërkaq, Guvernatori DeSantis ka shpallur gjendjen e emergjencës në Florida në përgatitje për stuhinë tropikale.
Ndërkaq, banorët e një kompleksi banimi në zonën e Majamit në Florida mblodhën me ngut zotërimet personale, të urdhëruar të evakuonin ndërtesën pasi rezultoi se nuk ishte e sigurtë.
Pas rrëzimit të kompleksit Kullat Jugore Champlain në qytezën Surfsajd, një kompleks tjetër banimi, gjithashtu i vitit 1981, vetëm 8 km larg, u deklarua i rrezikshëm, bazuar në një raport të inxhinierëve në muajin janar.
Të premten pasdite autoritetet e rendit bllokuan qarkullimin në zonë dhe vajtën derë më derë për të njoftuar banorët të dilnin nga ndërtesa 49-vjeçare.
Kjo është ndërtesa e parë që boshatiset që kur autoritetet filluan të analizojnë komplekset e banimit në Floridën jugore pas shembjes së Kullave Jugore Champlain të cilat ishin deklaruar me probleme nga inxhinierët por nuk ishte bërë asgjë për të riparuar problemet.
Ndërkaq, autoritetet në Surfsajd thanë se trupat e katër viktimave të tjera janë nxjerrë nga rrënojat, përfshirë vajzën 7 vjeçare të një zjarrfikësi. Deri tani janë konfirmuar 22 viktima.
Por pati edhe lajme të mirëpritura. Lista me 145 të humbur u reduktua në 126 vetë, pasi u vërejt se kishte përsëritje emrash.
Përpjekjet e kërkimit janë vështirësuar pasi gjashtë zjarrfikës që po punonin në rrënoja rezultuan të infektuar me koronavirus. Ekipi i tyre është përjashtuar nga operacionet.
Kryetarja e bashkisë së Majamit ka nënshkruar një urdhër emergjent për shembjen e pjesës së mbetur të ndërtesës, sapo urdhri të marrë edhe firmën e inxhinierëve. Ajo tha se e nënshkroi urdhrin që gjërat të lëvizin sa më parë sapo të përcaktohet data e shembjes.
Disa persona u nxorën gjallë pak orë pas shembjes së ndërtesës më 24 qershor. Që atëherë nuk janë gjetur persona të tjerë gjallë nën rrënoja./ VOA
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën