LAJMI I FUNDIT:

Libanezët po i vendosin makineritë ushtarake në Detin Mesdhe, në përpjekje që të zhvillojnë botën nënujore (Foto)

Libanezët po i vendosin makineritë ushtarake në Detin Mesdhe, në përpjekje që të zhvillojnë botën nënujore (Foto)

Makineritë ushtarake që janë nxjerrë nga funksioni, po vendosen në tabanin e detit, në përpjekje që të zhvillohet jeta nënujore.

Tanket e ndryshme, bashkë me shumë furgonë dhe autobusë, po vendosen në bregdetin e Libanit, si pjesë e projektit që do ë ndryshonte tabanin e kësaj pjese të Detit Mesdhe, transmeton Telegrafi.


Ambientalistët po i fundosin ato, në mënyrë që të mbulohen nga algat, koralet dhe bakteret e ndryshme, që do t’i joshnin më pas peshqit që të lëshojnë aty vezë.

Shkencëtarët po i shfrytëzojnë makineritë ushtarake për këtë qëllim, që prej vitit 2012 kur Dr Michel Chalhoub nga Bejruti, e përdori të njëjtën teknikë, që të zhvillojë bregdetin e Tripolit.

Kranet po i lëshojnë ngadalë këto mjete në ujë, duke i vendosur prej 70 deri në 100 metra larg njëra-tjetrës. Deri më tani, afro 12 kilometra bregdet është duke u ‘siguruar’ prej makinerive ushtarake.

Si pjesë e projektit janë shfrytëzuar edhe shtretërit metalik që përdoreshin në kazerma, anijet ushtarake dhe gurë të mëdhenj që janë larguar prej hapësirave të ndryshme në natyrë.

Rritja e temperaturave, aciditeti dhe peshkimi i pakontrolluar, janë ndër problemet kryesore që është dëmtuar bota nënujore. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Kalo në kategori