LAJMI I FUNDIT:

Autori i masakrës në Las Vegas ishte një milioner që posedonte arsenal armësh, 23 prej të cilave i kishte përdorur gjatë sulmit (Foto)

Autori i masakrës në Las Vegas ishte një milioner që posedonte arsenal armësh, 23 prej të cilave i kishte përdorur gjatë sulmit (Foto)

Burri që qëlloi për vdekje 59 persona dhe plagosi 527 tjerë gjatë të hënës mbrëma në Las Vegas, ishte një multimilioner i cili kishte marrë me vete një sasi të madhe të arsenalit kur u fut në dhomën e hotelit Mandalay Bay, të cilën e shndërroi në poligon qitje dhe nuk hezitoi të gjuaj në drejtim të turmës në festivalin e muzikës country.

Sipas vëllait të sulmuesit, 64-vjeçari Stephen Paddock kishte bërë miliona dollarë nga patundshmëritë, dhe gjithashtu pranoi se posedonte dy aeroplanë disa prona nëpër Shtetet e Bashkuara, dhe nuk hezitonte të investonte shuma të mëdha të parave në poker, transmeton Telegrafi.


Ai gjithashtu në mënyrë të fshehtë kishte koleksionuar një arsenal prej 42 lloje të armëve të ndryshme. Një prej këtyre armëve ishte pushka automatike që e kishte përdorur gjatë të hënës në Las Vegas, derisa dy tjera i kishte modifikuar nga pushkë gjysmë-automatike në automatike që mund të shkrepnin deri në 800 plumba në minutë. Ai gjithashtu posedonte granata dore dhe pajisje tjera ushtarake.

Imazhet rrëqethëse nga skena e krimit në Las Vegas, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën mbi 500 (Foto/Video)
Lexo po ashtu Imazhet rrëqethëse nga skena e krimit në Las Vegas, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën mbi 500 (Foto/Video)

Në sulmin që shokoi Shtetet e Bashkuara, nga 42 llojet e armëve që i posedonte, ai i kishte përdorur 23 prej tyre në dhomën e hotelit Mandalay Bay.

Policia, ka gjetur në dhomën e hotelit edhe mijëra plumba, që i kishin mundësuar atij të shkrep pa ndërprerë nga dritarja e dhomës për më shumë se 72 minuta. Ndërkaq në veturën e tij janë gjetur materie për prodhimin e bombave artizanale.

Paddock kishte jetuar në 27 vende të ndryshme në Nevada, Florida dhe Teksas, por së fundmi bënte një jetë të qetë në periferi të Nevadas, dhe për këtë vrasja masive që konsiderohet si më e përgjakshmja mbetet mister. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Kalo në kategori