LAJMI I FUNDIT:

“Autonomi për serbët në veri”, artikulli i “Fox News” që nxiti reagime – Qeveria hedh poshtë pretendimet

“Autonomi për serbët në veri”, artikulli i “Fox News” që nxiti reagime – Qeveria hedh poshtë pretendimet

Një propozim i ri evropian për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes për ‘Rrugën drejt Normalizimit’ tashmë është në tavolinën e Kosovës dhe Serbisë.

Ajo çka i është kërkuar Kosovës me urgjencë, ka qenë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, përmbajtja e cila u është dorëzuar palëve vazhdon të jetë sekret.


E lidhur me themelimin e këtij Asociacioni, gjatë ditës së djeshme (e diel), ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një postim në Facebook, shpërndau artikullin e mediumit amerikan “Fox News”, ku thuhet se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi kërkoi njohjen ‘de facto’ dhe autonomi për serbët.

Hoti kërkon sqarim nga Osmani dhe Kurti rreth deklaratës së Von der Leyen për Asociacion
Lexo po ashtu Hoti kërkon sqarim nga Osmani dhe Kurti rreth deklaratës së Von der Leyen për Asociacion

Referuar këtij artikulli, Hoti ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që të sqarojnë nëse kjo është e vërtetë apo jo.

“Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti. Nëse nuk është e vërtetë kjo që ka thënë znj. Ursula von der Leyen, Kryeministri dhe Presidentja duhet ta demantojnë menjëherë”, shkroi Hoti.

Por një gjë të tillë e mohuan nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kosova nuk ka pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie.

“Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për respektim maksimal të të drejtave të çdo anëtari të komuniteteve, sipas standardeve të Këshillit të Evropës”, ka thënë Kryeziu në RTK.
Ai ka thënë se është e paqartë nëse lajmi në mediumin amerikan i referohet një citati të drejtpërdrejt të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apo është interpretim i vet mediumit mbi deklarata të presidentes Leyen.

Qeveria i përgjigjet Hotit: Kosova s’është pajtuar për kurrfarë autonomie, lajmi në “Fox News” i paqartë për momentin
Lexo po ashtu Qeveria i përgjigjet Hotit: Kosova s’është pajtuar për kurrfarë autonomie, lajmi në “Fox News” i paqartë për momentin

“Ajo çka duam ne të theksojmë është se Kosova nuk ka pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie. Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për respektim maksimal të të drejtave të çdo anëtari të komuniteteve, sipas standardeve të Këshillit të Evropës, aty ku do të anëtarësohet Republika jonë; por asnjëherë autonomi, defunksionalizim, fragmentim, apo çkado tjetër që nuk e lejon Kushtetuta e Republikës?, ka thënë Kryeziu.

Por çfarë thotë artikulli i mediumit “Fox News”?

Ambiciet e Serbisë dhe Kosovës për t’iu bashkuar BE-së mund të jenë në rrezik serioz nëse dy rivalët historikë refuzojnë të normalizojnë marrëdhëniet.

Kështu nis artikulli i mediumit amerikan “Fox News”, i cili tutje vazhdon duke thënë se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se Serbia duhet ta njohë de facto Kosovën dhe Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës.

“Deklaratat e një përfaqësuesi kaq të lartë politik kanë peshë, megjithatë, ne duhet të shohim ende nëse ato do të bëjnë një ndryshim,”.

“Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët në veri” – çfarë thotë artikulli i “Fox News” të cilin e shpërndau Hoti
Lexo po ashtu “Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët në veri” – çfarë thotë artikulli i “Fox News” të cilin e shpërndau Hoti

Kështu deklaroi për Fox News, Digital Helena Ivanov, bashkëpunëtore në Shoqërinë Henry Jackson.

“Deri më tani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë shumë i qartë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk është në të vërtetë në tryezë dhe Serbia e kishte të qartë se anëtarësimi në OKB për Kosovën është një vijë e kuqe. Si planifikon saktësisht BE-ja t’u bëjë presion të dyve mbetet e paqartë që palët të kalojnë linjat e tyre përkatëse”, shtoi Ivanov. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori