LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i përgjigjet Hotit: Kosova s’është pajtuar për kurrfarë autonomie, lajmi në “Fox News” i paqartë për momentin

Qeveria i përgjigjet Hotit: Kosova s’është pajtuar për kurrfarë autonomie, lajmi në “Fox News” i paqartë për momentin

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kosova nuk ka pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie.

“Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për respektim maksimal të të drejtave të çdo anëtari të komuniteteve, sipas standardeve të Këshillit të Evropës”, ka thënë Kryeziu në RTK.


Ish-kryeministri Avdullah Hoti, sot paradite, ka shpërndarë një lajm të publikuar ditë më parë nga mediumi amerikan “Fox News”, ku mes tjerash thuhet se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi, kërkoi njohjen de facto dhe autonomi për serbët e veriut.

Hoti ka kërkuar reagimin e kryeministrit Kurti dhe të presidentes Osmani, duke shkruar se nëse kjo s’është e vërtetë, Osmani e Kurti duhet ta demantojnë

Ndaj këtij lajmi kanë reaguar nga Qeveria e Kosovës.

“Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët në veri” – çfarë thotë artikulli i “Fox News” të cilin e shpërndau Hoti
Lexo po ashtu “Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët në veri” – çfarë thotë artikulli i “Fox News” të cilin e shpërndau Hoti

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se për momentin është e paqartë nëse lajmi në mediumin amerikan i referohet një citati të drejtpërdrejt të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apo është interpretim i vet mediumit mbi deklarata të presidentes Leyen.

“Ajo çka duam ne të theksojmë është se Kosova nuk ka pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie. Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për respektim maksimal të të drejtave të çdo anëtari të komuniteteve, sipas standardeve të Këshillit të Evropës, aty ku do të anëtarësohet Republika jonë; por asnjëherë autonomi, defunksionalizim, fragmentim, apo çkado tjetër që nuk e lejon Kushtetuta e Republikës?, ka thënë Kryeziu.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori