LAJMI I FUNDIT:

Automjetet e pazakonta përmbytën rrugët e Berlinit, por jo të gjithë janë të lumtur për këtë

Automjetet e pazakonta përmbytën rrugët e Berlinit, por jo të gjithë janë të lumtur për këtë

Vitin e kaluar, Cyrihu urdhëroi largimin e 130 nga 150 prej këtyre automjeteve të pazakonta elektrike nga rrugët e qytetit.

Kompania zviceran Enuu ka lëshuar një automjet “vezë elektrike” për të lëvizur nëpër qytet. Kjo vetëm do të rrisë kaosin në rrugët e Berlinit, shkruan Tagesspiegel.


Ndërsa këmbësorët ankohen për trotuare të mbingarkuara, kompania dëshiron të tregtojë 150 automjetet e saj të para elektrike, transmeton Telegrafi.

A është kjo një biçikletë? A është kjo një makinë?

“Vizioni ynë është të ndërthurim biçikletat më të mira dhe veturat më të mira në një produkt”, thotë bashkëthemeluesi i Enuu Luca Placi.

Rezultati është një kapsulë me katër rrota, me hapësirë ​​për një person në kabinën. Mund të pedaloni, sikur të ishit me biçikletë dhe të ndizni një motor elektrik që përshpejton deri në 30 kilometra në orë.

Prandaj, ‘vezët lëvizëse’ ofrohen vetëm për të rriturit me patentë shoferi.

Zviceranët filluan të lëshojnë me qira automjetet e tyre në qendër të Berlinit, në rrethet Mitte dhe Kreuzberg, përmes aplikimit. Qëllimi i tyre është të zgjerojnë flotën në 165 automjete deri në fund të qershorit dhe deri në pranverën e vitit 2022, për të ofruar 500 ‘vezë elektrike’ në të gjithë Berlinin.

Sidoqoftë, problemet u shfaqën disa ditë pas shfaqjes së ‘vezëve elektrike’ në rrugët e Berlinit. Gjegjësisht, shoqata që mbron këmbësorët në atë qytet raportoi se këto automjete krijojnë një turmë kur parkojnë në trotuar, për të cilën nuk kanë të drejtë.

Trotuaret në qendër të qytetit, tashmë të mbingarkuara me e-skuter dhe automjete të tjera me qira, po përballen me mbingarkesë totale, paralajmërojnë Shoqata e Këmbësorëve në Berlin.

Kompania Enuu tashmë kishte probleme në Zvicër, prej nga edhe filluan. Vitin e kaluar, Cyrihu urdhëroi largimin e 130 prej 150 ‘vezëve’ të tyre elektrike nga rrugët e qytetit. /Telegrafi/