LAJMI I FUNDIT:

AutoMan teston modelin e ri të Renault Kadjar (Video)

AutoMan teston modelin e ri të Renault Kadjar (Video)

Këtë diele në KTV mund ndiqni modelin më të ri SUV të Renault Kadjar, model ky i cili për një kohë të shkurtër ka bërë revolucion në tregun ndërkombëtar, por edhe ne vendin tonë.

Emisioni Auto Man me Albert Mucaj, teston këtë model shumë të mirëpritur në malet e Sharit të Kosovës dhe mësoni çka ai mendon për të.


Përfaqësuesi i autorizuar i Renault në Kosovë, AutoMita, është i kënaqur me interesimin e kosovarëve për këtë model të ri, i cili është mjaft atraktiv dhe me shumë mundësi operimi.

Përveç komoditetit, vetura e re është konceptuar të jetë edhe ekonomike gjë që e bën edhe më tërheqëse për konsumatorin.

Modeli, i cili vjen me disa ngjyra, ka një dizajn të veçantë dhe linja të theksuara që e bën atë një veturë urbane moderne dhe mjaft të fuqishme për t’i rezistuar kushteve të rrugëve tona.