Të paktën tetë persona janë lënduar në New York City pasi një autobus “u zhyt” nga një mbikalim në një rrugë më poshtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Zjarrfikësve i Qytetit të Nju Jorkut postoi në Twitter një imazh të autobusit që varet nga mbikalimi në rrethin e Bronx të enjten në mbrëmje.


Siç edhe mund të shihet në pamje, seksioni i pasmë ishte ende në mbikalim ndërsa “hunda” e pjesës së përparme ishte në hyrjen e rrugës poshtë.

Shoferi i autobusit ishte midis të plagosurve, thanë zyrtarët, dhe raportohet të jetë në një gjendje të rëndë.

Shkaku i aksidentit nuk dihet, tani për tani.

"Ne vlerësuam dhe mjekuam gjithsej tetë pacientë nga ky aksident", tha zëvendës-shefi i shërbimit të zjarrfikësve Paul Hopper.

"Autobusi ra afërsisht 15 metra në rrugë. Pasagjerët pësuan lëndime jo të mëdha në raport me një rënie nga një lartësi kaq e madhe".

Këshilltari i Qytetit të Nju Jorkut, Mark Levine shkroi në Twitter se shërbimet e urgjencës kishin mbyllur të gjithë zonën pas "aksidentit të tmerrshëm". /Telegrafi/