LAJMI I FUNDIT:

Auto Mita, njëra nga dy kompanitë kosovare që merr statusin “Operator Ekonomik i Autorizuar”

Auto Mita, njëra nga dy kompanitë kosovare që merr statusin “Operator Ekonomik i Autorizuar”

Dogana e Kosovës sot ua ka dhënë certifikatat dy kompanive kosovare, të certifikuara si ‘operatorë ekonomikë të autorizuar’ e njohur me akronimin AEO.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme jo vetëm për Doganën, por edhe për bizneset kosovare.

“Për herë të parë në Kosovë certifikohen dy kompani kosovare si operatorë ekonomikë të autorizuar, një status i cili është koncept botëror. Dhe këto kompani plotësojnë privilegje të jashtëzakonshme në procedura doganore”, tha ai.

E, Ibrahim Xhaka, koordinator i Doganës për AEO-në tha se edhe më tej do të inkurajojnë kompanitë kosovare që të aplikojnë për këtë status

Zgjim Mita nga kompania “Auto Mita”, si kompani e certifikuar, tha se ky status i bën edhe më të përgjegjshëm.

“Sot po shënojmë një hap të rëndësishëm për doganën, jemi të lumtur që po fitojmë statusin AEO. Me krenari do të mburremi pranë partnerëve të rajonit. Kjo na jep një përgjegjësi të madhe, për të qenë partnerë shembull për Doganën e Kosovës”, tha ai.

Petrit Shala nga kompania “Galvazin”, u shpreh i lumtur si përfitues i kësaj certifikate.

“Vitin e ardhshëm pritet të hapen edhe dy kompani të reja, ku do të punësohen 50 punëtorë. Falënderojmë Doganën e Kosovës për bashkëpunimin!