LAJMI I FUNDIT:

Austriakët po i frekuentojnë më rrallë marketet që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19

Austriakët po i frekuentojnë më rrallë marketet që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19

Në krizën e pandemisë së coronavirusit, austriakët kanë ndryshuar shprehitë e tyre sa i përket blerjeve nëpër markete.

Madje 61 për qind e austriakëve, sipas hulumtimeve më të reja për shkak të coronavirusit po frekuentojnë më rrallë marktetet sesa para krizës së COVID-19, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu 41 për qind kanë pranuar se me frikë të madhe futen nëpër markete, sepse besojnë se mund të infektohen me COVID-19.

Në hulumtim thuhet se 64 për qind e austriakëve po shmangin kontaktet me të tjerët derisa janë brenda marketeve, kurse një e katërta nuk kyçen në biseda me shitësit apo me blerësit e tjerë.

“Blerësit ndihen si në shtëpinë e fantazmave”, ka vlerësuar autorja e hulumtimit Sabine Bineshab.

“Një vend mund të jetë shumë i frikshëm pasi nuk e dini se në cilën pjesë të asaj hapësire mund të rrezikoheni nga infeksioni. Për këtë arsye, ata mezi presin të largohen nga marketet”, ka shtuar Bineshab. /Telegrafi/