LAJMI I FUNDIT:

Austria zgjat bllokimin aktual deri më 7 shkurt për shkak të varianteve të reja të COVID-19

Austria zgjat bllokimin aktual deri më 7 shkurt për shkak të varianteve të reja të COVID-19

Qeveria austriake ka njoftuar se do të zgjasë bllokimin aktual kombëtar deri të paktën më 7 janar për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, masa vjen një ditë pasi mijëra njerëz marshuan në Vjenë për të protestuar mbi kufizimet.


Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha në një konferencë për shtyp që është i vetëdijshëm që kufizimet nuk janë të pëlqyeshme, por masa ishte e nevojshme për shkak të varianteve të reja më infektuese të coronavirusit.

Austria ka regjistruar deri më tani më shumë se 390 mijë raste nga coronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë dhe rreth 7,000 viktima.

Vendi do të zgjasë bllokimin e saj kundër COVID-19 me synimin për të filluar lehtësimin e kufizimeve nga 8 shkurti.

Sektori i hotelerisë si dhe turizmi nuk do të jenë në gjendje të rihapen në shkurt, tha qeveria.

Austria është në bllokimin e saj të tretë derisa vetëm dyqanet thelbësore janë të hapura.

Qeveria tha se njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia kur është e mundur, duhet të qëndrojnë të paktën dy metra larg të tjerëve dhe duhet të mbajnë maska FFP2 në dyqane dhe në transportin publik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori