Kancelari Karl Nehammer dëshiron ta “mbajë jetën të përballueshme”. Për këtë, Qeveria e Austrisë zbaton masa për të luftuar rritjen e çmimeve. Ndër të tjera, çmimet e një pjese të madhe të qirave do të kufizohen.
Qeveria konservatore dhe e gjelbër e Austrisë po vendos kufizime të çmimeve për një pjesë të madhe të qirave, si pjesë e luftës kundër inflacionit.
“Gjatë tre viteve të ardhshme, qiratë do të rriten vetëm një herë në vit me një maksimum prej 5 për qind”, tha kancelari Nehammer në Vjenë.
Sipas zëvendëskancelarit Werner Kogler, do të përfitojnë nga kjo 75 për qind e të gjitha qirave. Një zgjidhje përtej kësaj periudhe po hartohet aktualisht.
Nga të dhënat e qeverisë, disa sektorë të tregut të pasurive të paluajtshme në vitin 2024 i priste një rritje prej 15 për qind e qirasë.
Nehammer tha se kjo është ajo që duam të shmangim, përpara një seance të posaçme të Parlamentit austriak për rritjen e çmimeve, të kërkuar nga opozita.
Kontroll për fitimet e mëdha
Kjo masë është pjesë e një pakete më të gjerë për të luftuar inflacionin.
Fundjavën e kaluar, qeveria njoftoi se donte të vendoste më shumë mbi të ashtuquajturat fitime të rastësishme nga kompanitë që nxjerrin fitime nga lëndët djegëse fosile. Deri tani kjo bëhej vetëm nëse fitimi ishte 20 për qind më i lartë se mesatarja e fitimit të viteve të kaluara.
Në të ardhmen kjo vlerë do të vendoset në 10 për qind, u vendos. Që para verës, ÖVP dhe të Gjelbrit kishin rënë dakord t’i detyronin grupet e energjisë elektrike të paguanin më shumë.
“Të mbajmë jetën të përballueshme”
Përveç kësaj, Qeveria do të ngrijë në gjendjen aktuale shumë. Çmimet e taksës së autostradës dhe biletës për klimën, të cilat duhet ta bëjnë udhëtimin me tren më tërheqës, nuk duhet të rriten.
“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë që njerëzit të marrin lehtësim të drejtpërdrejtë dhe që jeta të mbetet e përballueshme”, ka përfunduar Nehammer.
Në total, vëllimi i lehtësimit për qytetarët do të arrijë në 40 miliardë euro midis viteve 2024 dhe 2026, falë ndihmës direkte dhe uljes së taksave, siç është eliminimi i progresionit të ftohtë. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Njohës të ekonomisë thonë se sulmet terroriste të Serbisë në veri frikësojnë investitorët potencialë
Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës – zgjidhja moderne për flokët tuaj
Banka Botërore e përkushtuar për ndihmë në sanimin e dëmeve në Ibër-Lepenc
Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall
Këtë fundvit, gëzoni paqen e një shtëpie të re tek kompleksi Linda dhe Linda Premium Residence!
Kontrolloni portofolin tuaj: Shkaku gabimit në dizajn, mund të merrni deri në 750 euro për një monedhë
Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Ana merr mbështetje masive online pas sulmeve dhe dramave në Big Brother VIP Kosova
“Produksion i pisët” - Ana reagon në Instagram pas videos së ish-të dashurit
Lideri rebel sirian jep intervistën e parë - zbulon qëllimin dhe strategjinë për rrëzimin e Assadit
Pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Thaçit nga Specialja, reagon Krasniqi
Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës, Bislimi: Kemi dëshmi për komunikimet përpara dhe ndoshta pas sulmit
Arteta i thotë ylli të Arsenalit se është i lirë të largohet qysh në janar