LAJMI I FUNDIT:

Austria për herë të parë në histori me kancelare femër (Foto)

Austria për herë të parë në histori me kancelare femër (Foto)

Presidenti austriak Alexander Van Der Bellen, ka deklaruar sot se do të emërojë kryesuesen e Gjykatës Supreme të Austrisë, Brigitte Bierlein, si kancelare të përkohshme derisa të mbahen zgjedhjet e ardhshme në shtator, pasi video e  skandalit e njohur si “Ibiza” krijoi kaos në këtë vend.

Këtë vendim Van Der Bellen e mori pasi që qeveria e drejtuar nga Sebastian Kurz, humbi mocionin e votëbesimit në parlamentin austriak gjatë të hënës, transmeton Telegrafi.


“Ajo është kryesuesja aktuale e Gjykatës Kushtetuese në Austri dhe ajo do të emërohet kancelare e Austrisë”, ka deklaruar Van Der Bellen.

Koalicioni qeveritar i partisë së Sebastian Kurz dhe ekstremit të djathtë FPO ka rënë, pasi një video e publikuar së fundmi në të cilën fshaqet Heinz-Christian Strache zhvillon një takim me një investitore ruse e cila i ofron para të majm në këmbim të kontratave dhe tashmë njihet si afera “Ibiza”. /Telegrafi/