LAJMI I FUNDIT:

Austria ishte paralajmëruar gjatë verës për 20-vjeçarin që shkaktoi sulmin në Vjenë, por nuk kishte ndërmarrë ndonjë gjë

Austria ishte paralajmëruar gjatë verës për 20-vjeçarin që shkaktoi sulmin në Vjenë, por nuk kishte ndërmarrë ndonjë gjë

Ministri i brendshëm në Austri, Karl Nehammer, e ka pranuar se nuk ka ndërmarrë masa të mëtejshme ndaj personit të armatosur që shkaktoi kaosin në Vjenë, përkundër parlajmërimit nga Sllovakia gjatë stinës së verës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, katër persona u qëlluan për vdekje të hënën mbrëma si dhe 23 të tjerë u plagosën.


Policia në Sllovaki zbuloi se ata i kishin informuar autoritetet austriake rreth “të dyshuarve nga Austria” që ishin përpjekur të blinin municion në muajin korrik.

Raportet sugjerojnë se përpjekja për të blerë plumba dështoi pasi personi i armatosur nuk kishte licencë.

Sipas medieve gjermane, 20-vjeçari i cili u qëllua për vdekje nga policia nëntë minuta pasi filloi sulmi, udhëtoi në Sllovakinë fqinje për të blerë municione për një pushkë sulmi Kalashnikov AK-47 por u kthye me duar të zbrazëta.

Policia sllovake me këtë rast tha se ata i kishin informuar menjëherë kolegët e tyre austriakë.

I pyetur në lidhje me zbulimet të mërkurën, ministri i brendshëm, Nehammer tha se informacioni ishte hetuar nga agjenica e inteligjencës vendase BVT, por asnjë veprim i mëtejshëm nuk ishte ndërmarrë.

“Diçka padyshim shkoi keq në komunikim”, iu drejtua ai gazetarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori