LAJMI I FUNDIT:

Australiani lufton krokodilin me një tigan – në video kapet i gjithë momenti epik!

Australiani lufton krokodilin me një tigan – në video kapet i gjithë momenti epik!

Një pronar lokali, luftoi me një krokodil duke e goditur në kokë me një tigan, australiani madje tha se kafshës i duhej një ‘mësim i mirë’.

Momenti u kap në kamera në shtëpizën që gjendet në Goat Island në Territorin Verior, derisa Kai Hansen refuzoi të dorëzohej nga zvarraniku, transmeton Telegrafi.


Dy goditje në hundë mjaftuan që krokodili problematik të kthehej dhe të vraponte përsëri drejt ujit.

“Nuk do të thosha se është një ngjarje e përditshme, por duhet të qëndroj i sigurt dhe të bëj atë që mundem”, tha Hansen.

“Askush nuk u lëndua dhe krokodili mori një mësim të mirë”.

Ai tha se konfrontimi filloi kur bisha u end shumë pranë vendit ikonik dhe u bë agresive.

Kështu, Hansen zbriti në lumë për t’u siguruar që rruga ishte e sigurt për vizitorët, duke u armatosur me një tigan. /Telegrafi/