Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, është pritur në takim pune nga Gene Dodaro, Auditor i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Takimi në mes të dy Auditorëve të Përgjithshëm u zhvillua në një frymë miqësore dhe u fokusua në mundësitë e bashkëpunimi konkret. Me theks të veçantë janë trajtuar çështjet e bashkëpunimit për ngritjen e mëtejme të kapaciteteve profesionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit në lidership, auditime të përformancës si dhe zbulimin e aktiviteteve korruptuese dhe të mashtrimit.
Dodaro e ka njoftuar Osmani me punën e Institucionit Suprem të Auditimit të SHBA-ve (GAO), sistemin amerikan të mbikëqyrjes së shpenzimit të parasë publike, marrëdhëniet me Kongresin dhe llogaridhënien qeveritare. Ai e ka vlerësuar progresin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe ka shprehur konsideratën e tij për punën e bërë nga ky institucion.
Dodaro e ka siguruar Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës që do të ofrojnë përkrahjen e nevojshme në procesin e transformimit të mëtejshëm të ZKA-së, ngritjen e kapaciteteve profesionale për rritjen e portfolios së auditimeve të performancës si dhe zbulimin e aktiviteteve të mashtrimit dhe korrupsionit.
Osmani nga ana tjetër e informoi, Dodaro për rolin dhe mandatin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, ndikimin e auditimit në rritjen e llogaridhënies në administratën publike të Kosovës dhe objektivat strategjike të Zyrës Kombëtare të Auditimit që kanë për qëllim përmirësimin e qeverisjes në administratën publike dhe zbatimin e praktikave të mira në fushën e menaxhimit të financave publike.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e integrimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në institucionet ndërkombëtare të auditimit, me qëllim të përfitimit nga programet për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare të auditimit. Auditori i Përgjithshëm i SHBA-ve theksoi se roli i Institucionit Suprem të Auditimit të SHBA-ve në mekanizmat ndërkombëtar të auditimit është i rëndësishëm dhe shprehu gatishmërinë për të përkrahur aspiratat e Zyrës Kombëtare të Auditimit për t’u bërë pjesë e familjes ndërkombëtare të auditimit të jashtëm.
Ky takim ka inauguruar edhe bashkëpunimin konkret midis dy institucioneve për faktin që dy auditorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës filluan programin intensiv katër mujor të kombinuar të ligjëratave dhe punës praktike profesionale në Institucionin Suprem të Auditimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mesin e 21 auditorëve nga mbarë bota që janë pjesë e këtij programi.
Vizita e delegacionit të Zyrës Kombëtare të Auditimit vazhdon me takimet tjera në Thesarin Amerikan, Departamentin e Shtetit të Shërbimeve Fiskale, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe USAID. Auditori i Përgjithshëm në këtë vizitë po shoqërohet nga bashkëpunëtoret, Vlora Spanca dhe Qëndresa Mulaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre