LAJMI I FUNDIT:

Audio-incizimet, mediat dhe shoqëria civile kritikojnë ministren Haxhiu

Audio-incizimet, mediat dhe shoqëria civile kritikojnë ministren Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dje në një konferencë për media ka kritikuar mediat dhe shoqërinë civile për reagim të vogël në lidhje me audio – incizimet e fundit të dala së fundmi në publik.

Këtë deklaratë të Haxhiut nuk e kanë pritur mirë spektri medial në Kosovë e as shoqëria civile.


Kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu thotë se ministrja e Drejtësisë po sillet sikur të ishte në opozitë.

“Mediat, gazetarët, opinionistët dhe shoqëria civile i kanë mendimet dhe qëndrimet e veta. Kjo qeveri, kjo ministre dhe asnjë qeveri tjetër, apo parti politike nuk mund të kenë ndikim te mediat për t’iu treguar atyre se çfarë duhet bërë dhe si duhet të raportojnë ato”, deklaroi për RTV Dukagjinin Muhamet Hajrullahu.

Kritika për deklaratat e ministres Albulena Haxhiu kanë edhe nga shoqëria civile.

“Haxhiu nuk mund të sillet si opozitë, por duhet të sillet si ministre e Drejtësisë dhe të adresoj çështjet për aq sa kompetencë. Ministrja e Drejtësisë këtë skandal dhe skandalet tjera që janë raportuar vazhdimisht duhet t’i adresoj përmes procesit të Vettingut në Drejtësi”, deklaroi Gëzim Shala nga IKD, përcjell Telegrafi.

Por ndryshe mendoj juristi Asdren Bytyçi i cili po i jep të drejtë ministres së Drejtësisë.

“Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar më shumë vëmendje dhe analizë më serioze nga ana e mediave dhe shoqërisë civile për këtë çështje që është në fushën e tyre të interesit”, deklaroi Asdren Bytyçi.

Për këto audio-incizime Këshilli Prokurorial ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores që dyshohet se është përfshirë në këto incizime./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori