LAJMI I FUNDIT:

Audi zgjeron familjen Q (Foto/Video)

Audi zgjeron familjen Q (Foto/Video)

 Modeli i ri Audi Q2 ka arritur në panairin e veturave në Gjenevë dhe për këtë veturë do të flasë drejtuesi i kompanisë.

Ky model i ri vjen me një ndryshim të vogël të stilit dhe filozofisë së dizajnit, dritat e përparme më “agresive”, maskën dominuese, vrima të mëdha të hapura në mbrojtësin e përparmë, si dhe dritat e pasme krejtësisht të reja.


Këto dritat e pasme i kemi parë edhe tek modeli Volkswagen Polo dhe BMW Serie 1, por Audi i ka bërë ato mjaftë unike duke zbukuruar pjesën e pasme të këtij Crossoveri.

audi1

Audi Q2 është një Crossover kompakt, i cili është i gjatë 4.2 metra, i gjerë 1.8 metra, i lartë 1.5 metra, si dhe 2.6 metra boshti i rrotave, transmeton Koha.net. Kjo do të thotë se ky Crossover ka hapësirë më shumë në interier, sesa për shembull Audi A3 i gjeneratës së dytë.

audi2

Audi thekson se kjo veturë është e pajisur me teknologji të fundit, duke filluar nga sistemin për siguri, Stop&Go, si dhe një numër të sensorëve që kanë të bëjnë me tërë veturën në përgjithësi.

audi5

Po ashtu posedon edhe sistemin MMI Infotainment i cili është i lidhur me internet, Wi-Fi hotspot, si dhe me telefonat Android dhe iOS të cilat posedojnë sistemin Infotainment.

audi4

Audi Q2 ka bagazhin me hapësirë prej 405 litra, si dhe ka motorët me tre dhe katër cilindra dhe me shpenzim të karburantit nga 1.0 deri në 2.0-litër.

audi6

Ashtu siç pritej, në mesin e motorëve benzinë në dispozicion janë motorët 1.0-litër, 1.4-litër dhe 2.0-litër TFSI, ndërsa në mesin e motorëve me naftë në dispozicion janë motorët 1.6-litër dhe 2.0-litër TDI, transmeton Koha.net.

audi8

Sa i përket fuqisë, Audi Q2 do të ofrohet me kapacitet nga 116 deri në 200 kuajfuqi. Versionet më të forta të Audi Q2 do të vijnë me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, Quattro.

Anëtari i katërt i grupit ‘Q’ Audi ka ardhur me në fund: Audi Q2 2.0 TDI QuatrroPër me shumë nga Geneva Motorshow 2016 ne : Telegrafi Auto

Posted by Telegrafi Auto on Tuesday, 1 March 2016