Të gjitha këto makinë, janë nga linja RS

Si pjesë e festimit të 25 vjetorit të RS, Audi do të sjellë edhe disa makina të reja nga kjo linjë, transmeton Telegrafi. Me lansimin e parë në 1994, janë ndërtuar 25 RS deri më tani, derisa Audi nuk tregon shenja se ka të ndaluar.

Nëpërmjet një imazhi të shpërndarë, shihen në errësirë gjashtë modele të reja RS që lansohen gjatë këtij vitit, megjithëse asnjë prej tyre nuk do të jetë tërësisht e re.

Vështirë është të dallohet se cilat janë këto modele, por mendohet se pjesë e tyre do jenë disa prej makinave që janë parë në procese të testimit. Si pjesë e tyre janë modelet RS6 Avant, që do të rivalizojë me Porsche Panamera që ka 700 kuaj fuqi.

Gjatë vitit të kaluar, është parë edhe Audi RS7 Sportback, që dukej se ishte gati për prodhim, vetëm se ende nuk është parë, ndërsa nuk ka munguar as RS Q3 Sportback.

Duke e ditur se Frankfurt Motor Show është shumë afër, ka mundësi që të shfaqen së paku ndonjë prej këtyre modeleve. /Telegrafi/