LAJMI I FUNDIT:

Audi do t’i shërbejë një super heroi më të ri në moshë (Video)

Audi do t’i shërbejë një super heroi më të ri në moshë (Video)

Dikur ishte makina e Ironman, ndërsa tani i shërben Spidermanit

Super heroi Ironman, në filmin e katërt të Avengers, e ka shfrytëzuar një Audi e-tron GT tërësisht elektrik, transmeton Telegrafi.


Kjo makinë që është prezantuar në Los Angeles Auto Show, i ka ndihmuar atij të kalojë me sukses secilën betejë në të cilën përfshihej.

Në një pjesë nga filmi Spider Far From Home, shihet super heroi i ri në moshë, që shfrytëzon një Audi TT me tavan të hapur.

Bashkë me shokun e tij, ata fitojnë pozitën e dytë në një garë teknologji, pasi munden nga grupi që shfrytëzuan dy patate që të krijojnë elektricitet.

Meqenëse Audi është sponsor i filmit, pritet që në skenat tjera të shihen edhe e-tron SUV, A7 dhe Q8, apo edhe modele tjera. /Telegrafi/