LAJMI I FUNDIT:

Audi RS3 rrotullohet derisa lëvizte me 200 kilometra në orë, të pranishmit shpëtojnë pa lëndime (Video)

Audi RS3 rrotullohet derisa lëvizte me 200 kilometra në orë, të pranishmit shpëtojnë pa lëndime (Video)

Struktura e fortë e ndërtimit dhe siguria e lartë që ofron Audi RS3, ka bërë që të gjithë pranishmit që ishin në këtë veturë që u rrotullua diku në Belgjikë, të shpëtojnë pa ndonjë lëndim.

Shoferi që po lëvizte me 200 kilometra në orë, ka dalë nga rruga pasi nuk kishte zënë kthesën, duke bërë që makina të rrotullohet disa herë, transmeton Telegrafi.


Megjithëse u shtyp në të gjitha pjesët, airbagët kanë bërë që askush të mos pësonte ndonjë lëndim.

Kërkohet që ata që posedojnë një veturë të tillë, mos ta provojnë në përplasje apo vozitjen mbi limitin e lejuar, pasi gjërat mund të dalin nga kontrolli. /Telegrafi/